• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shkolla nuk vlen më! Kamarierët po paguhen deri në 200 mijë lekë në muaj

23 Maj, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.

Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamarierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit.

Lexo edhe:

BKH zbarkon në Bradashesh, kontrolle edhe në qelinë e Ergys Agasit

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së kokteileve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.

Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare.

Për pozicionet e kamarierit, banakierit dhe ndihmës kuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh.

Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.

Sipas Jahjes, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.

Megjithëse rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.

“Edhe pse vendi ynë shihet si trampolin për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj.

Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.

Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës.

Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.

Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./MONITOR

Nga Kategoria

Kryesore

BKH zbarkon në Bradashesh, kontrolle edhe në qelinë e Ergys Agasit

13 Tetor, 2026
Aktualitet

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

12 Tetor, 2026
Aktualitet

Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BKH zbarkon në Bradashesh, kontrolle edhe në qelinë e Ergys Agasit

13 Tetor, 2026

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

12 Tetor, 2026

Arbeloa mbron veten mes krizës së Fulhamit: “Kam luajtur dhe kam drejtuar skuadrën më të mirë në botë”

12 Tetor, 2026

Trump përdor marrëveshjen për naftën dizel si mjet për ta rikthyer Rusinë në negociata

12 Tetor, 2026

Rusia godet gjashtë objekte energjetike në Ukrainë, disa orë pas njoftimit të Trump për armëpushim

12 Tetor, 2026

Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit

12 Tetor, 2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane që kërkon azil: Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri

12 Tetor, 2026

Cubarsí tregon çfarë duhet të përmirësojë Barça: “Duhet të pësojmë më pak gola”

12 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.