• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

20 Qershor, 2026
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke iu referuar protestave dhe debatit publik të krijuar rreth projektit në zonën e Zvernec.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama u shpreh se reagimet dhe protestat e lidhura me projektin janë ndikuar nga mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale dhe algoritmet, të cilat sipas tij shpërblejnë përmbajtjet e forta emocionale dhe konfliktuale.

Sipas tij, në këtë mënyrë krijohet një realitet ku zemërimi dhe frikësimi marrin më shumë vëmendje se argumenti dhe faktet, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si formohet opinioni publik rreth çështjeve lokale si Zverneci.

Lexo edhe:

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

Rama:

“Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin. Shpërblen frikësimin e të tjerëve, sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë, dhe koha prodhon para. Dhe kështu, për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike. Sa më shumë zemërim, aq më shumë shikueshmëri. Sa më shumë ndikim, aq më shumë pushtet; pushtet mbi skllevërit e algoritmeve. Kjo është arsyeja që sot protestat kanë nevojë për një shesh që proteston me algoritëm. Sheshi është thjesht një studio televizive e algoritmit. Aty filmohet materiali për të ushqyer algoritmin.

Demokracitë janë ndërtuar për njerëz që votojnë, jo për platforma që përdorin nervozizmin. S’ka lidhje më me opozitën apo qeverinë, por me konfliktin e hapur politik në shërbim të vendit dhe algoritmit. Unë kam frikë se edhe unë që po flas, duke qenë prej vitesh shumë i tërhequr nga zhvillimet e asaj bote, nuk e kuptoj sa e madhe dhe monstruoze është kjo betejë, sa monstruoze mund të bëhet për fëmijët tanë. Kush kërkon like për zemërim punon kundër fëmijëve të tij.

Unë nuk dua të bëj këtu asgjë përveç se të përcjell diçka nga ato që kam mësuar. Por nëse shekulli i 19-të prodhoi proletariatin industrial, shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon proletariatin e algoritmit, që nuk i bashkon puna, por vëmendja, që i bashkon një iluzion shumë i madh, që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.

Nuk kam besuar asnjëherë që demokracia është pronë e politikanëve, është e qytetarëve. Por demokracia nuk ka thënë kurrë që çdo mendim ka të njëjtën peshë dhe se çdo fjali ka të njëjtën vlerë. Liria e fjalës nuk e ka përmbysur kurrë deri më sot ligjin e pashkruar të gravitetit të dijes. Demokracia nuk e ka zëvendësuar me diçka tjetër as përvojën, as përgjegjësinë. Sot, për herë të parë, demokracia po përballet me njeriun që mund të mos ketë asnjë kompetencë për të folur për atë që merr përsipër, që nuk i ka thënë kush “mirëmëngjes, punë e mbarë”, që nuk ka administruar kurrë një zyrë me 3 veta. Ky tip zgjohet në mëngjes me bindjen që e njeh shtetin më mirë se kushdo. Pse? Sepse algoritmi i ka dhënë atij dukje, që dikur fitohej vetëm me vite pune, duke e vendosur veten në vëmendjen e të tjerëve me pahir, duke thirrur “vdekje tradhtarëve”.

Në kohën tonë kjo dukje ngatërrohet çdo ditë e më shumë me autoritetin. Autoriteti nuk është më ai që e shohin më shumë njerëz, është ai që mban më shumë përgjegjësi, por algoritmi nuk njeh përgjegjësi, por vetëm vëmendje. Ti nuk je më i pavarur, kujton se je i pavarur. Ti je thjesht një skllav i algoritmit që të nxit që ti të bëhesh më kërcënues. Nuk ka pikë rëndësie nëse ajo që thuhet është vërtetë, mjafton të jetë tronditëse, zemëruese. Prandaj jetojmë në një kohë kur britma udhëton shumë herë më shpejt se argumenti.”

Nga Kategoria

Kryesore

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

25 Gusht, 2026
Bota

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026
Screenshot
Aktualitet

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tornado e fortë godet një fshat të Francës, 39 të plagosur dhe qindra shtëpi te dëmtuara

25 Gusht, 2026

Kanadaja i përgjigjet SHBA-së me tarifa 20 miliardë dollarëshe, masat hyjnë në fuqi më 8 shtator

25 Gusht, 2026

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

25 Gusht, 2026

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026
Screenshot

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 Gusht, 2026

Julián Álvarez nën kritika te Atlético, akuzohet se nuk po jep maksimumin në fushë

25 Gusht, 2026

Liverpool përgatit ofertën e fundit për Barcolan, PSG ul kërkesat

25 Gusht, 2026

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.