• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA sulmon qendrën e emigrantëve në Jemen, raportohet për viktima të shumta

28 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 68 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi ajror në një qendër ndalimi për emigrantët afrikanë në Jemenin veriperëndimor të kontrolluar nga Houthi, ka njoftuar kanali televiziv i grupit të armatosur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Al Masirah ka raportuar se 47 persona të tjerë janë plagosur, shumica e tyre në gjendje kritike, kur qendra në provincën Saada është bombarduar. Televizioni ka postuar pamje të rënda që tregonin trupa të shumtë të mbuluar, te rrënojat e një ndërtese të shkatërruar, raporton BBC.

Sulmi ka ardhur disa orë pasi Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar se forcat e saj kishin goditur më shumë se 800 objektiva që kur presidenti, Donald Trump urdhëroi një intensifikim të fushatës ajrore kundër Houthis, më 15 mars.

Lexo edhe:

Prekej edhe Shqipëria, SHBA rrëzon bllokimin e vizave për 75 vende

BBC: Kryeministri kanadez përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trump

Komanda ka thënë se sulmet kanë “vrarë qindra luftëtarë Houthi dhe udhëheqës të shumtë Houthi”, duke përfshirë zyrtarë të lartë që mbikëqyrnin programet e raketave dhe dronëve.

Autoritetet e drejtuara nga Houthi kanë thënë se sulmet kanë vrarë dhjetëra civilë, por ata kanë raportuar për pak viktima në mesin e anëtarëve të grupit.

Në fillim të këtij muaji, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Houthi ka njoftuar se një seri sulmesh ajrore amerikane në terminalin e naftës Ras Isa në bregun e Detit të Kuq kanë vrarë të paktën 74 njerëz dhe plagosur 171 të tjerë.

Muajin e kaluar, Trumpi ka urdhëruar sulme në shkallë të gjerë në zonat e kontrolluara nga Houthis dhe kërcënoi se ato do të “asgjësoheshin plotësisht”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar Iranin që të mos armatosë grupin, diçka që ai e ka mohuar vazhdimisht ta bëjë.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthi-t kanë vënë në shënjestër dhjetëra anije tregtare me raketa, dronë dhe sulme në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata kanë fundosur dy anije, kanë kapur një të tretën e tyre dhe kanë vrarë katër anëtarë të ekuipazhit.

Houthi-t kanë thënë se po veprojnë në mbështetje të palestinezëve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe kanë pohuar, shpesh në mënyrë të rreme, se ata synojnë anije të lidhura vetëm me Izraelin, SHBA-në ose Britaninë e Madhe.

Luftimet thuhet se kanë lënë më shumë se 150,000 njerëz të vdekur dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare, me 4.8 milionë njerëz të zhvendosur, teksa 19.5 milionë, gjysma e popullsisë – kanë nevojë për një formë ndihme.

Nga Kategoria

Bota

Prekej edhe Shqipëria, SHBA rrëzon bllokimin e vizave për 75 vende

22 Gusht, 2026
Bota

BBC: Kryeministri kanadez përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trump

22 Gusht, 2026
Bota

Aksident tragjik në Britani, makina e policisë përplaset me një tjetër automjet, 7 viktima

22 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Carlos Espí shpëton Real Madridin në fund, Mourinho debuton me fitore në La Liga

22 Gusht, 2026

Olise udhëheq Bayernin drejt trofeut të parë të sezonit, Dortmund mposhtet në Superkupë

22 Gusht, 2026

Kultivuesit e kanabisit i hapin zjarr Policisë që iu afrua pranë parcelave në Pukë

22 Gusht, 2026
Screenshot

Merr zjarr Mali i Çikës, flakët i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut

22 Gusht, 2026

Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

22 Gusht, 2026

Hakerat marrin në kontroll faqen e IShP, ja mesazhi që shfaqet aty

22 Gusht, 2026

Serbia në “flakë”, BE-ja i nis helikopterë

22 Gusht, 2026

Dita e 84-t e protestës, përsëriten kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë tranzitore 12-mujore

22 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.