• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete ndërkombëtare kriminale, 5.800 të arrestuar

9 Korrik, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 5.800 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar afro 300 milionë dollarë gjatë një operacioni global kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, i zhvilluar nga janari deri në prill të këtij viti, njoftoi Interpol.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni, i quajtur “First Light 2026”, u koordinua nga Interpol me pjesëmarrjen e forcave të rendit nga 97 vende dhe kishte si objektiv kryesor goditjen e skemave të mashtrimit që shfrytëzojnë besimin e viktimave për të përfituar para ose informacione konfidenciale.

Sipas Interpolit, operacioni u fokusua në raste si mashtrimet përmes e-maileve të kompanive, shantazhet seksuale online (sextortion), mashtrimet romantike në internet, vjedhja e identitetit dhe mashtrimet me investime të rreme.

Lexo edhe:

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

Gjatë aksionit u identifikuan mbi 142.000 viktima, një shifër që, sipas Interpolit, tregon se këto forma të kriminalitetit janë shndërruar në një kërcënim serioz global për qytetarët, bizneset dhe institucionet shtetërore.

Një nga rastet më të bujshme u regjistrua në Esuatini, ku autoritetet arrestuan 82 persona dhe shkatërruan një rrjet kriminal që organizonte lojëra të paligjshme të fatit online dhe pastronte para të përfituara nga mashtrime të sofistikuara me vjedhje identiteti.

Në një tjetër operacion, hetuesit zbuluan një ambient të ndërtuar si një stacion policie braziliane, me uniforma false. Mashtruesit shtirreshin si efektivë të policisë federale gjatë videotelefonatave, duke bindur viktimat se ishin objekt hetimi ose viktima të një krimi dhe duke i detyruar të transferonin paratë e tyre në llogari të kontrolluara nga grupi kriminal.

Interpol bëri të ditur gjithashtu se një kompani tregtare në Singapor u vu në shënjestër nga mashtrues që u paraqitën si furnitorë të saj, ndërsa në Makao u arrestuan persona që hiqeshin si zyrtarë shtetërorë dhe tentuan të bindnin një viktimë të transferonte rreth 372 mijë dollarë amerikanë me pretendimin se fondet do të mbroheshin në kuadër të një hetimi për mashtrim.

Autoritetet ndërkombëtare theksuan se operacione të tilla do të vazhdojnë, pasi mashtrimet online dhe manipulimi psikologjik po përhapen me ritme të shpejta në mbarë botën.

Nga Kategoria

Bota

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

13 Nëntor, 2026
Bota

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

13 Nëntor, 2026
Bota

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

13 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj Dvalishvilit i kushton shtrenjtë, Usman Nurmagomedov dënohet me burg

13 Nëntor, 2026

Van Dijk drejt largimit nga Liverpool? Milan e kërkon si transferim të lirë në fund të sezonit

13 Nëntor, 2026

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

13 Nëntor, 2026

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

13 Nëntor, 2026

Pse po zgjat kaq shumë ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft?

13 Nëntor, 2026

U kap me mbi 86 kg marijuanë në makinë, arrestohet shtetasja shqiptare në Greqi

13 Nëntor, 2026

Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.