• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 12 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Sfida e qeverisë së ardhshme në Kosovë: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

7 Shkurt, 2025
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Kosova shkon në zgjedhje të dielën më 9 shkurt, çështja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zoti Grenell u shpreh të hënën në postimin e tij të parë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme, duke shtuar se “retorika e përdorur nga Albin Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Të enjten në përgjigjen e tij të parë ndaj këtyre komenteve, Kryeministri Kurti gjatë një interviste në televizionin Istogu Channel, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë shumë të mira.

Lexo edhe:

Plagosën rëndë 26-vjeçarin disa ditë më parë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen porositësit dhe autori

Krijuesja e përmbajtjeve për të rritur dëbohet nga Indonezia, për çfarë akuzohet?

“Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë edhe helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time… Kurrë ma mirë nuk ka qenë. A ka ndonjë herë kritika e vërejtje? Po, por ne duhet me ecë përpara”, tha kryeministri Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zotit Grenell. “Lajthitje”, shkroi ai në rrjetin X. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”.

Në një tubim parazgjedhor në Istog në perëndim të Kosovës, Kryeministri Kurti kritikoi opozitën që siç tha, po kërkon ndihmë nga “ndonjë ndërkombëtar”.

“Kjo lloj opozite e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të popullit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet. Këta të cilët këqyrin me gjetë ndonjë zyrtar amerikan me ua sha kryeministrin e Republikës së tyre, këta nuk duhet kurrë të kthehen”, tha zoti Kurti. por pa përmendur emra.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet e qeverisë Kurti më Shtetet e Bashkuara ishin të tensionuara. Në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump zoti Kurti tha qeveria e tij është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Analistët i cilësuan të pazakonshme deklarimet e zoti Grenell në këtë periudhë, por tërhoqën vërejtjen se cilado qoftë qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të përballet me sfida shumë më të rënda në një botë shumë më të paparashikueshme dhe duhet të jetë e kujdesshme në trajtimin e aleancave./VOA

Tags: kosoveshbazgjedhje

Nga Kategoria

Lajme

Plagosën rëndë 26-vjeçarin disa ditë më parë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen porositësit dhe autori

12 Dhjetor, 2025
Lajme

Krijuesja e përmbajtjeve për të rritur dëbohet nga Indonezia, për çfarë akuzohet?

12 Dhjetor, 2025
Lajme

Greqia ‘e paralizuar’ nga protesta e fermerëve, bllokohet porti në Selanik! Mitsotakis ftesë për një takim të hënën

12 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plagosën rëndë 26-vjeçarin disa ditë më parë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen porositësit dhe autori

12 Dhjetor, 2025

Krijuesja e përmbajtjeve për të rritur dëbohet nga Indonezia, për çfarë akuzohet?

12 Dhjetor, 2025

Vlerësim i merituar! Enzo Maresca shpallet trajneri i muajit në Premier League për nëntorin

12 Dhjetor, 2025

Greqia ‘e paralizuar’ nga protesta e fermerëve, bllokohet porti në Selanik! Mitsotakis ftesë për një takim të hënën

12 Dhjetor, 2025

Muret e Çuditshëm: Muralet e Reja në Fasadat e Lagjes Zambujal në Lisbona Tregojnë Historitë e Banorëve

12 Dhjetor, 2025
I akuzuar për 14 krime të rënda, GJKKO dërgon Laert Haxhiun për gjykim.

Të akuzuar për 13 vrasje në dy vjet, GJKKO dërgon në gjyq Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin

12 Dhjetor, 2025

Plani i paqes së Trump në Gaza has pengesa ndërsa Izraeli dhe Hamas përballen me zgjedhje të vështira

12 Dhjetor, 2025

14 krime për 2 vite, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiu, Kristi Bixhekun dhe të penduarin Artan Tafani

12 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.