• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Sekreti i një shtëpie të lumtur për fëmijët, shenjat që tregojnë se po rriten siç duhet

4 Janar, 2026
tek Ekstra
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo prind kërkon të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku fëmija të mund të rritet dhe të jetë i lumtur. Por çfarë e përcakton realisht një shtëpi të lumtur? A mjafton mungesa e konflikteve?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Shtëpia e lumtur nuk bazohet vetëm te rehatia materiale apo siguria,” shpjegon Dr. Sasha Hall, psikologe e fëmijëve. Sipas saj, lumturia familjare nuk varet nga lodrat, rrobat apo teknologjia, por nga dashuria, kufijtë e qartë dhe rutinat e qëndrueshme.

Në bashkëpunim me Dr. Stewart Pisecco, psikolog dhe drejtor i klinikës Pisecco & Associates, ata rendisin shenjat kryesore që tregojnë se fëmijët po rriten në një shtëpi të lumtur.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

Dashuri pa kushte

“Fëmijët duhet të ndihen të sigurt se dashuria nuk varet nga sjellja e tyre,” thekson Dr. Hall. Siguria emocionale u jep atyre lirinë të shprehin ndjenjat, të bëjnë gabime dhe të kuptojnë se marrëdhëniet mund të riparohen pas konflikteve.

Prindërit këshillohen të shmangin fraza si: ‘Nëse e bën këtë, nuk do të të dua’, në mënyrë që fëmija të kuptojë se dashuria mbetet e pandryshueshme, edhe kur ka kufij.

Kufij të qartë dhe të qëndrueshëm

“Është normale që fëmijët të testojnë kufijtë,” shpjegon Dr. Pisecco. Ai këshillon prindërit të kenë një reagim të planifikuar dhe të jenë të qëndrueshëm në zbatimin e rregullave.

“Kjo krijon ndjenjën e parashikueshmërisë dhe i ndihmon prindërit të qëndrojnë të qetë edhe në momentet e kaosit,” shton ai.

Prindërit si shembull në menaxhimin e emocioneve

Studimet tregojnë se, ndonëse prindërimi është përjetim i kënaqshëm për të dy prindërit, nënat raportojnë më shpesh lodhje dhe stres. Megjithatë, mënyra se si prindërit menaxhojnë emocionet e tyre ndikon drejtpërdrejt tek fëmijët.

“Prindërit janë spiranca emocionale e familjes,” shpjegon Dr. Hall. Kur të rriturit janë të qetë dhe të balancuar, edhe fëmijët ndihen më të sigurt.

Rutinë e përditshme dhe parashikueshmëri

Fëmijët lulëzojnë kur dita e tyre ka struktura të njohura. Orët e qëndrueshme të ushqimit, gjumit apo aktiviteteve i ndihmojnë të ndihen të sigurt dhe ulin ankthin.

“Krijoni hapësira për gjërat, jo grumbuj rrëmuje,” sugjeron Dr. Pisecco, duke theksuar se rendi ndihmon në krijimin e një ndjenje stabiliteti.

Lavdëroni sjelljet pozitive

Njohja e sjelljeve të mira i përforcon ato. “Mos thoni vetëm ‘bravo’, por duhet të keni më konkretë,” këshillon Dr. Pisecco. Për shembull: ‘Bravo që e vendose çantën në vendin e saj kur u ktheve nga shkolla’.

Krijoni kujtime që zgjasin

Koha cilësore mes prindit dhe fëmijës është thelbësore. Aktivitetet duhet të udhëhiqen nga interesi i fëmijës dhe jo të kthehen në mësim apo detyrim.

“Shtëpitë e lumtura ndërtohen mbi përvoja të përbashkëta,” shton Dr. Hall. Ato mund të jenë vakte familjare, tregime para gjumit, hobi të përbashkëta apo biseda të thjeshta. Ndjenja e lidhjes dhe kuptimit të përbashkët është në qendër të një shtëpie të lumtur.

Nga Kategoria

Kryesore

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

25 Gusht, 2026
Bota

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026
Screenshot
Ekstra

Zbulim premtues në luftën kundër kancerit: vaksina e re mund të ndihmojë në parandalimin e rikthimit të sëmundjes

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

25 Gusht, 2026

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

25 Gusht, 2026

Ylli i Manchester City shpallet lojtari i ri më i mirë i Premier League për sezonin e kaluar

25 Gusht, 2026

Milani punon për largimet, në arkën e kuqezinjve mund të hyjnë deri në 50 milionë euro

25 Gusht, 2026

Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

25 Gusht, 2026

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

25 Gusht, 2026

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.