• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen/ “Varre që s’do të mbyllen!”, Artan Hoxha për vrasjen e Viktor Bardhit: Të gjithë dinë se kush e bëri, vetëm policia jo!

5 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Viktor Bardhit, duke e cilësuar ngjarjen si pjesë të një konflikti të gjatë mes dy fiseve në Mirditë, i cili, sipas tij, vijon prej vitesh dhe nuk është zgjidhur nga shteti. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufën, Hoxha u shpreh se për të kjo ngjarje “nuk ka kokërr misteri”, ndërsa ngriti pikëpyetje të forta për faktin se autorët e disa vrasjeve të lidhura me këtë konflikt nuk janë arrestuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri. Është ngjarje që më ka shkuar buza pas duke e permend. Në Mirditë, prej më shumë se një dekade, kemi dy fise në konflikt që s’i zgjidh shteti”, deklaroi Hoxha. Sipas tij, bëhet fjalë për një përplasje të gjatë mes familjeve Bardhi dhe Reçi, e cila është përshkallëzuar në një seri vrasjesh dhe atentatesh.

“Ndryshe nga këta në jug, këta ia kanë futur pushkës direkt. Si është e mundur që të ndodhin kaq shumë ngjarje dhe në asnjë rast nuk kapen autorët?”, u shpreh gazetari. Hoxha solli në vëmendje edhe historikun e viktimave të lidhura me konfliktin.

Lexo edhe:

Zjarr edhe në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat me bimësi

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

“Vëllanë këtij zotërisë që u vra, i vranë vëllain para komisariatit dhe nipin. Të gjithë në Rrëshen e dinë se kush e bëri. Vetëm policia s’e di”, tha ai. Gazetari pretendoi se konflikti ka nisur vite më parë për një ngarkesë heroine në Romë dhe më pas është përshkallëzuar, duke krijuar një cikël hakmarrjeje që vijon ende.

“Ky konflikt po e përgjak atë zonë. Konflikti është i njëjtë. Nisi në fillim për një ngarkesë në Romë, heroinë. Këtu nisi me njërën palë. Pjesa tjetër ka shkuar në këtë situatë”, deklaroi Hoxha. Sipas tij, në këtë konflikt janë hapur varre të shumta dhe hakmarrja është kthyer në një histori që nuk po mbyllet.

“Janë hapur varre që nuk po mbyllen, por janë bërë si gur kilometrik. Është histori që nuk ndalon dhe nuk ka për të mbaruar. Ata janë të lutur që t’i hanë kokat”, u shpreh ai. Hoxha tha se mungesa e ndërhyrjes së shtetit ka krijuar terrenin që konflikti të vazhdojë, duke paralajmëruar se situata mund të sjellë viktima të tjera. “Nëse njëra nga palët nuk asgjësohet, kur nuk ndërhyn shteti, ndaj po asgjësohet njëra palë”, tha gazetari.

Në fund, Hoxha e cilësoi vrasjen e Viktor Bardhit jo si një ngjarje të izoluar, por si një tjetër episod të një sage të gjatë hakmarrjeje. “Të pyesësh në Rrëshen, e dinë se kush është familja Bardhi. Kjo nuk është ngjarja e fundit, por e radhës.”/BW

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr edhe në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat me bimësi

5 Shtator, 2026
Aktualitet

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

5 Shtator, 2026
Aktualitet

Florjan Binaj: Do kandidoj sërish si kandadat i pavarur për Bashkinë Tiranë

5 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen/ “Varre që s’do të mbyllen!”, Artan Hoxha për vrasjen e Viktor Bardhit: Të gjithë dinë se kush e bëri, vetëm policia jo!

5 Shtator, 2026

Manchester City fiton minimalisht ndaj Coventryt, Haaland vendos ndeshjen

5 Shtator, 2026

Zjarr edhe në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat me bimësi

5 Shtator, 2026

Flick jep lajmin e mirë për Lamine Yamal: “Do të udhëtojë, shpresojmë të luajë ndaj Valencias”

5 Shtator, 2026

Amorim i përgjigjet Chivu: “Nuk më intereson çfarë thotë, mendoj vetëm për Milanin”

5 Shtator, 2026

Ushtria amerikane çaktivizon gjurmuesit e reklamave në telefonat e ushtarëve, frikë nga spiunazhi

5 Shtator, 2026

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

5 Shtator, 2026

Trump kërcënon me goditjen e “Pickaxe Mountain”, objektit të fortifikuar bërthamor të Iranit

5 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.