• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

8 Nëntor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa, duke goditur gjatë natës disa rajone të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thanë se caku kryesor i këtij sulmi ishin infrastruktura e energjisë dhe ndërtesat civile. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 nëntor se mbi 450 dronë dhe 45 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga Rusia, duke thënë se sulmi kishte për shënjestër jetën normale, ndërtesat e banimit dhe të energjisë si dhe infrastrukturën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Për çdo sulm që Moska kryen ndaj sistemit tonë të energjisë është një përpjekje për të dëmtuar njerëzit e zakonshmen para dimrit dhe duhet të ketë një përgjigje me sanksione ndaj të gjithë sektorit energjetik rus, pa përjashtim”, shkroi Zelensky në Telegram, duke bërë thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Kremlinit.

Ndikimet rajonale përfshijnë ndërprerje emergjente të energjisë në rajonin e Poltavës, sipas një orari të përcaktuar nga Ukrenergo, me Kremençukun që raportoi një ndërprerje totale të energjisë dhe hapjen e qendrave të përkohshme publike ku ofrohet ngrohje, energji internet dhe ndihmë bazike.

Lexo edhe:

Sytë e botës nga Ngushtica e Hormuzit, OKB krijon grup pune për të adresuar krizën

Elon Musk i bashkohet telefonatës Trump–Modi, diskutohet çështja e Iranit

Në Harkiv u pezullua shërbimi i metrosë dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, transporti elektrik u zëvendësua me autobusë, dhe u hapën qendra ku u ofrohet ngrohje banorëve. Operacionet hekurudhore raportohet se u ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme në rajonin e Poltavës.

Sa i përket dëmeve ndaj civilëve, është raportuar për një sulm rus me dronë në një ndërtesë banimi nëntë katëshe, ku janë shkatërruar dy kate dhe të paktën dy persona janë vrarë.

“Duhet një vendim evropian mbi asetet e ngrira të Rusisë, sanksione shtesë, mbështetje dhe forcim të mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky.

Kievi i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta furnizojnë me raketa Tomahawk – që kanë rreze të gjatë veprimi – në mënyrë që të godasë thellë brenda Rusisë, teksa Moska intensifikon sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar se nuk është i gatshëm të miratojë dërgesa të tilla.

Moska ka paralajmëruar Uashingtonin kundër dërgimit të Tomahawkëve, me Vladimir Putin që e quajti këtë lëvizje një “fazë krejt të re të përshkallëzimit” në marrëdhëniet SHBA–Rusi.

Duke iu afruar vitit të katërt të luftës së përmasave të plota, Ukraina argumenton se Tomahawkët do të dobësonin përpjekjen ushtarake të Rusisë, duke goditur impiante nafte dhe energjie larg vijës së frontit. Ndërkohë, Ukraina ka kryer sulme ndaj energjisë ruse brenda thellë territorit të Rusisë, duke përdorur dronë./REL

Nga Kategoria

Bota

Sytë e botës nga Ngushtica e Hormuzit, OKB krijon grup pune për të adresuar krizën

27 Mars, 2026
Bota

Elon Musk i bashkohet telefonatës Trump–Modi, diskutohet çështja e Iranit

27 Mars, 2026
Bota

Ministri Araghchi: Irani do të kërkojë një çmim të rëndë për krimet izraelite

27 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndërhyrje e frikshme e Ronald Araujos ndaj Phil Foden, miqësorja Angli–Uruguai mbyllet 1-1

27 Mars, 2026

Sytë e botës nga Ngushtica e Hormuzit, OKB krijon grup pune për të adresuar krizën

27 Mars, 2026

Barcelona nxjerr në shitje Alejandro Balde për të shpëtuar buxhetin, Man United dhe Man City në garë

27 Mars, 2026

Elon Musk i bashkohet telefonatës Trump–Modi, diskutohet çështja e Iranit

27 Mars, 2026

Goditje e rëndë për Barcelonën, Raphinha dëmtohet në momentin më vendimtar

27 Mars, 2026

Ministri Araghchi: Irani do të kërkojë një çmim të rëndë për krimet izraelite

27 Mars, 2026

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi

27 Mars, 2026

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

27 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.