Rodri është detyruar të kërkojë falje pas komenteve të tij për lojtarët e Valencias, të kapura nga kamerat gjatë fitores 5-0 të Barcelonës në “Mestalla”.
Mesfushori i Barcelonës u zëvendësua në minutën e 62-të dhe, teksa ishte në stol duke biseduar me Pau Cubarsí dhe Eric García, u dëgjua duke thënë për lojtarët e Valencias: “Këta janë shumë të dobët. Janë shumë keq”, duke shoqëruar fjalët edhe me gjeste habie.
Komentet nuk janë pritur mirë në dhomën e zhveshjes së Valencias. Sipas “A Punt”, Rodri ka kontaktuar kapitenin José Luis Gayà për t’i kërkuar falje, pasi ka pranuar se gaboi dhe se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në Spanjë, sidomos pasi Rodri ishte duartrokitur nga tifozët e Valencias në momentin që u largua nga fusha.











