Vinicius Junior rikthehet te Real Madridi në një moment krejt tjetër nga ai me të cilin u largua për në grumbullimin e Brazilit.
Sulmuesi shkëlqeu në dy miqësoret e fundit, fillimisht me dy gola ndaj Japonisë dhe më pas me një paraqitje të madhe ndaj Singaporit, ku gjeti rrjetën tri herë, edhe pse një prej golave iu anulua.
Vetëm pak ditë më parë, Vinicius kishte pranuar publikisht se nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe se gjatë verës ishte stërvitur më pak se zakonisht. Përgjigjja erdhi në fushë.
Braziliani është tashmë golashënuesi më i mirë i “Seleção” nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe duket se ka rikthyer besimin pikërisht para rikthimit në Madrid.
Edhe Endrick dha sinjale pozitive ndaj Singaporit, duke kontribuar me gol dhe asist, në një ndeshje ku Brazili dominoi plotësisht.
Vinicius tani rikthehet në dispozicion të José Mourinhos pasi ka përfunduar pezullimin prej katër ndeshjesh në La Liga dhe mund të jetë titullar ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabéu”.
Një rikthim në momentin e duhur për një lojtar që kishte nevojë mbi të gjitha të gjente sërish golat dhe besimin.











