• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Raporti i kredive me probleme arrin nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar

11 Nëntor, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 4.37%.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Treguesi i kredive me probleme ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Me bazë vjetore, megjithatë, ky raport ngelet ende në rënie. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 4.58% të portofolit.

Lexo edhe:

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

Ecuria e treguesit të kredive me probleme po fillon të justifikojë shqetësimet e lidhura me rritjen shumë të shpejtë të kredisë në dy vitet e fundit.

Në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 901.6 miliardë lekë, në rritje me 10.9% me bazë vjetore. Rritja vjetore e portofolit është ngadalësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, por sidoqoftë ngelet në ritme dyshifrore dhe pranë niveleve më të larta në 16 vitet e fundit.

Ndërkohë, raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien, madje në tremujorin e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.

Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 39.4 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.2 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga fillimi i këtij viti, stoku i kredive me probleme është rritur me 12.8%.

Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës së Shqipërisë tregoi se qysh në gjysmën e parë të këtij viti sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme, kundrejt vlerës së kredive me performancë normale. Fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 1.7% dhe 1.8% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, nisi edhe aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.

Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).

Në tremujorin e parë të aplikimit, masat kufizuese nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e kredisë për shtëpi. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë 2025 sektori bankar dha gjithsej rreth 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, është e pritshme që masat kufizuese të sjellin gradualisht një ngadalësim të rritjes së kredisë. Ngadalësimi i rritjes së portofolit, në kushtet kur kreditë e këqija po shfaqin një tendencë në rritje, ka shumë të ngjarë të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme./ Monitor

Nga Kategoria

Ekonomi

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

15 Shkurt, 2026
Bota

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

12 Shkurt, 2026
Ekonomi

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari.

Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari.

16 Shkurt, 2026

Siria paraqet mundësi investimi për Europën me ligjin e ri që garanton ‘siguri ligjore’ Në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Kryetari i autoritetit të investimeve të Sirisë i bëri thirrje të drejtpërdrejtë investitorëve evropianë, duke vënë në dukje se viti 2025 përbënte një pikë kthese në rikuperimin ekonomik të vendit.

16 Shkurt, 2026
Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e "Rosebush Pruning".

Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e “Rosebush Pruning”.

16 Shkurt, 2026
Shën Valentini në Itali: Stuhitë shkatërrojnë simbolin e Salentos 'Harku i të Dashuruarve'

Shën Valentini në Itali: Stuhitë shkatërrojnë simbolin e Salentos ‘Harku i të Dashuruarve’

16 Shkurt, 2026

Diplomati kryesor i Teheranit udhëton drejt Gjenevës për bisedime mbi armët nukleare në mes të lojërave ushtarake të IRGC-së në Hormuz. Irani dhe SHBA rikthehen në bisedimet mbi armët nukleare në Gjenevë, mes mosmarrëveshjeve për raketat dhe agjentët, ndërsa Irani zhvillon lojëra ushtarake në ngushticën strategjike të Hormuzit.

16 Shkurt, 2026
Shkalla e rrëshqitjes së dheut në Siçili kalon 5 km, Meloni: Do të ndihmojmë me 150 milionë euro për masa ndërhyrëse.

Shkalla e rrëshqitjes së dheut në Siçili kalon 5 km, Meloni: Do të ndihmojmë me 150 milionë euro për masa ndërhyrëse.

16 Shkurt, 2026

Rendi i ri botëror i Trump është bërë real dhe Evropa duhet të përshtatet shpejt

16 Shkurt, 2026

Në përvjetorin e dytë të vdekjes, nëna e Navalny thotë se gjithmonë ka ditur që ai u vra pas zbulimit të helmit: “Nuk vdiq thjesht në burg”.

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.