• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Raporti i KE për drejtësinë, Bardhi: Brukseli rrëzoi alibinë për Ballukun

17 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar çështjen e Belinda Ballukut si një tregues të “pandëshkueshmërisë” dhe cenimit të barazisë para ligjit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në reagimin e tij, Bardhi pretendon se raporti i Brukselit rrëzon qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar hetimin ndaj Ballukut si “gjueti shtrigash”, duke argumentuar se Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për ndikimin politik mbi drejtësinë dhe vendimmarrjet e Kuvendit.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, çështja Balluku është kthyer në një simbol të marrëdhënies mes pushtetit dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa ai i bën thirrje SPAK-ut të vijojë procedurat ligjore pa vonesa.

Lexo edhe:

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet sipërfaqja me bimësi

Reagimi i Bardhit

Brukseli vulos çështjen “Balluku” si simbol të kapjes së shtetit, pabarazisë para ligjit dhe pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.

Raporti 2026 i Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës, i publikuar sot, konfirmon zyrtarisht se Edi Rama e ktheu Kuvendin e Shqipërisë në mburojë personale për bashkëpunëtoren e tij, të akuzuar për 1.1 miliardë euro abuzime me tenderat. Raporti i Komisionit Evropian konfirmon njëkohësisht se opozita qëndroi aty ku duhej: në krah të ligjit dhe kundër korrupsionit.

Atë që Edi Rama e quajti “gjueti shtrigash” kundër Belinda Ballukut, Komisioni Evropian sot i vë emrin e vërtetë: cenim i barazisë përpara ligjit dhe presion i pushtetit mbi drejtësinë.

Për herë të parë, Brukseli e shkruan të zezën mbi të bardhë fjalën që përshkruan qeverisjen e Edi Ramës: PANDËSHKUESHMËRI. Ai shprehet qartë se refuzimi i Kuvendit për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK-ut, cenon parimet e kontrollit dhe balancës, si edhe barazinë përpara ligjit. Raporti dokumenton gjithashtu se, paralelisht me refuzimin e kërkesës së SPAK-ut, mazhoranca, me firmën edhe të Edi Ramës, propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të zgjeruar rrethin e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Njësoj si opozita, edhe Komisioni Evropian arrin në përfundimin se këto ndryshime pengojnë hetimet për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ushqejnë pandëshkueshmërinë.

Por ky raport nuk është vetëm një aktakuzë ndaj mazhorancës. Ai duhet lexuar edhe si një thirrje për Prokurorinë e Posaçme, e cila prej disa javësh po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun. Edhe pse vetë SPAK ka bërë publike se pozita e saj penale është rënduar me dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, nuk po zbaton standardin që vetë deklaroi gjashtë muaj më parë, sipas të cilit, kur rëndohet pozita penale, rëndohet edhe masa e sigurimit. SPAK ka vetëm një rrugë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë që denoncon sot Brukseli në çështjen Balluku: t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

17 Korrik, 2026
Aktualitet

Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet sipërfaqja me bimësi

17 Korrik, 2026
Aktualitet

Rama sulmon analistin e njohur, pas debatit të tij me deputeten e PS: S’ka as shkollë, as një ditë punë, vetëm merret me llafe

17 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Raporti i KE për drejtësinë, Bardhi: Brukseli rrëzoi alibinë për Ballukun

17 Korrik, 2026

Mbi 50 mijë € drogë në banesë, kapet ‘mat’ shqiptari në Itali

17 Korrik, 2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

17 Korrik, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami

17 Korrik, 2026

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

17 Korrik, 2026

Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet sipërfaqja me bimësi

17 Korrik, 2026

Rama sulmon analistin e njohur, pas debatit të tij me deputeten e PS: S’ka as shkollë, as një ditë punë, vetëm merret me llafe

17 Korrik, 2026

I riu grabit një pikë telefonie në Durrës dhe largohet

17 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.