• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama e vlerësoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por kompania “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

27 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Capital Point, kompania e cila u bë pjesë e rrjetit Forbes Global Properties rezulton të jetë nën masën e sigurimit tatimor për shkak të borxheve të papaguar në Tatime. Kompania, e cila u lëvdua publikisht nga kryeministri Edi Rama, është vënë nën masë që në tetor të vitit të kaluar për shkak se nuk ka paguar 18 mijë euro detyrime të prapambetura.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Tatimpaguesit i është dërguar dokumenti “Njoftim dhe kërkesë për të paguar”, por ai nuk ka paguar ende. Këto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës tatimor,” thuhet në shkresën e Tatimeve.

Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Rajoni Qendror thekson se nëpërmjet kësaj mase synon që në Qendrën Kombëtare te Biznesit të mos lejohet tjetërsimi mbi pasurinë dhe të drejtat e tjera pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore.

Lexo edhe:

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Capital Point nen sekuestro tatimore

Capital Point është një agjenci pasurish të paluajtshme, që zotërohet nga Ilda Zaloshnja dhe një shtetas amerikan nga Massachusetts i quajtur Brandan Arthur Mativi.

Një ditë më parë kompania mbajti një event publik ku njoftoi bashkimin me rrjetin Forbes Global Properties.

Në ceremoninë, ku ishte i ftuar drejtori ekzekutiv i Forbes Global Properties, ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili i përgëzoi publikisht të dy pronarët e Capital Point për sjelljen e Forbes Global Properties në Shqipëri.

“Do të flas dy fjalë në anglisht, së pari duke shprehur falënderime shumë të sinqerta për një çift që e bëri të mundur një gjë të tillë dhe është diçka që t’ju them të vërtetën ishte diçka për të cilën isha skeptik, sepse ne e dimë shumë mirë që Forbes Property nuk është degë po themi këtu, është ajo e mirëfillta, e vërteta, dhe të shohësh drejtuesin ekzekutiv që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një grup jo të vogël, për të kremtuar këtë mbrëmje është vërtetë një arritje mjaft e madhe, kështu që përgëzime,” tha Rama./Kapitali.al

Nga Kategoria

Aktualitet

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026
Aktualitet

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026
Aktualitet

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

16 Tetor, 2026

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Vetëm një jave në detyrë, Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë

16 Tetor, 2026

Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju

16 Tetor, 2026

Frika nga protestuesit, blindohet Bashkia Vlorë, vendosen hekura në dyer dhe dritare

16 Tetor, 2026

Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.