Të paktën nëntë persona humbën jetën nga sulmet me raketa balistike ruse në Ukrainë, bën me dijeautoritetet lokale në orët e para të së shtunës.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, të paktën 23 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi që goditi kryeqytetin, Kievin.
Rusia ka intensifikuar javët e fundit sulmet vdekjeprurëse me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, duke bërë që presidenti Volodymyr Zelensky të theksojë se vendi ka nevojë urgjente për raketa interceptuese të mbrojtjes ajrore.











