• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

25 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.

Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.

Lexo edhe:

Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

Merr zjarr shtëpia në Korçë, humb jetën një grua 70-vjeçare

Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.

Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.

Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.

Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.

Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.

Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.

Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.

Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit./ Monitor

Nga Kategoria

Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’
Lajme

Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

15 Janar, 2026
Aktualitet

Merr zjarr shtëpia në Korçë, humb jetën një grua 70-vjeçare

15 Janar, 2026
Aktualitet

Patos, ngricat shkatërrojnë rreth 3 tonë domate, fermeri: 20 milion lekë dëmi, pa ndihmë jam i falimentuar

15 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aung San Suu Kyi hedh një hije të gjatë mbi Myanmar nga pas hekurave

15 Janar, 2026

Atletico Madrid në garë me Man Utd për yllin e Wolves si zëvendësim për Conor Gallagher pas transferimit të tij në Spurs.

15 Janar, 2026
Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

15 Janar, 2026

Merr zjarr shtëpia në Korçë, humb jetën një grua 70-vjeçare

15 Janar, 2026

BBC Verify: Pamjet tregojnë momentin e rënies së një krane në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

15 Janar, 2026

Patos, ngricat shkatërrojnë rreth 3 tonë domate, fermeri: 20 milion lekë dëmi, pa ndihmë jam i falimentuar

15 Janar, 2026
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026: Një listë e plotë

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026: Një listë e plotë

15 Janar, 2026

Banorët përshkruajnë ‘tmerrin’ pas rënies së një giratori mbi një tren në lëvizje

15 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.