• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci”, Rama: Marta Kos foli qartë, KE është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me projektet në Sazan dhe Zvërnec.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim publik, Rama theksoi se të gjitha procedurat janë të dokumentuara dhe i janë bërë të njohura institucioneve europiane, ndërsa iu referua edhe deklaratave të Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin dhe Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke publikuar edhe deklaratën e zyrtares europiane.

Lexo edhe:

E rëndë në Elbasan/ Gjendet i pajetë një i moshuar, dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta!

Ish-presidenti i Ekuadorit dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe se ky progres duhet të ruhet. Ajo theksoi se Komisioni Europian mban kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare dhe se çdo projekt duhet të respektojë kuadrin ligjor dhe standardet e Bashkimit Europian.

Ajo nënvizoi se Kapitulli 27 i negociatave për mjedisin është ende i hapur dhe se përpara mbylljes së tij, e planifikuar deri në fund të vitit 2027, situata duhet të sqarohet plotësisht. Kos shtoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është juridikisht dhe politikisht detyrues, duke ofruar garanci për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit sipas standardeve europiane.

“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe ky progres është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet. Në situata të tilla është e rëndësishme të punojmë me faktet.

Komisioni Europian ka kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, jo vetëm me Kryeministrin Rama. Sa i përket projektit Pishë Poro – Nartë, si të gjithë projektet e tjera, ai duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në kapitullin e mjedisit, Kapitulli 27 i procesit të anëtarësimit.

Ky kapitull është aktualisht i hapur. Para se të mbyllet, situata duhet të sqarohet plotësisht, ndërsa mbyllja e këtij kapitulli parashikohet deri në fund të vitit 2027. Roli ynë do të jetë të vlerësojmë nëse standardet përkatëse janë përmbushur.

Deri atëherë, inkurajoj autoritetet shqiptare të vazhdojnë të marrin hapa për të përmbyllur kapitullin. Ne kemi marrë garancinë nga Qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Fakti që kjo po ndodh ndërkohë që Shqipëria është në procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm. Ky proces është juridikisht dhe politikisht detyrues dhe i nënshtrohet një monitorimi dhe vlerësimi të vazhdueshëm. Prandaj, ai përbën garancinë më të fortë që natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet europiane.

Ju e dini sa e rëndësishme është për ne e drejta e protestës. Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin tonë dhe më bëhet qejfi të shoh që kjo po respektohet në Shqipëri.”, tha Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

Nga Kategoria

Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Gjendet i pajetë një i moshuar, dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta!

29 Gusht, 2026
Aktualitet

Ish-presidenti i Ekuadorit dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

29 Gusht, 2026
Aktualitet

Rëndohet bilanci nga përmbytjet katastrofike në Nepal, shkon në 633 numri i viktimave, mbi 2500 raportohen të zhdukur

29 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E rëndë në Elbasan/ Gjendet i pajetë një i moshuar, dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta!

29 Gusht, 2026

Ish-presidenti i Ekuadorit dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

29 Gusht, 2026

Rëndohet bilanci nga përmbytjet katastrofike në Nepal, shkon në 633 numri i viktimave, mbi 2500 raportohen të zhdukur

29 Gusht, 2026

Stuhia e fuqishme godet Zvicrën

29 Gusht, 2026

Ishte në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpatarakut i hiqet leja e armës! I sekuestrohen shotgunët, pushkët dhe pistoletat

29 Gusht, 2026

U la në burg nga GJKKO pas arrestimit/ Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

29 Gusht, 2026

Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive

29 Gusht, 2026

U kap në makinë me Ergys Agasin/ Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit

29 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.