• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

“Pse nuk shkova në ceremoninë e betimit”, Vjosa Osmani garanton: Kosova ka mbështetjen e plotë të Trump

21 Janar, 2025
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e drejtuar nga presidenti i sapobetuar, Donald Trump. Këtë e konfirmon presidentja Vjosa Osmani, duke u bazuar në bisedat personale që ka zhvilluar me kreun e Shtëpisë së Bardhë, por edhe me përfaqësues të Partisë Republikane.

“Unë kam pasur mundësinë që të uroj personalisht presidentin Trump gjatë vizitës në Paris. Jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë, dhe rreziqet që i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë e më gjerë.

Jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin. Njëkohësisht ka më shumë se një vit që unë kam vazhduar takime të shumta me përfaqësues të Partisë Republikane, shumë prej kontakteve që i kam edhe më herët dhe tani, që janë vendosur tani për herë të parë. Bazuar në të gjitha këto kontakte e them me besim të plotë se Kosova ka mbështetje të fuqishme në këtë administratë dhe në përgjithësi në Partinë Republikane”, tha Osmani.

Lexo edhe:

U dhunua nga dhëndri e dasmorët, flet Shpat Kasapi: Nuk donin të më paguanin se u vonova

Nëna e Martin Canit reagon e tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq: Erald bir, të qaj sot si djalin tim

Presidentja u pyet nga gazetarët nëse ka patur një ftesë dhe sqaroi në detaje pse nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

“Në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe anëtarë të Senatit. Meqenëse shumica dërrmuese e shteteve, sa i përket liderëve shtetërorë po flas, janë përfaqësuar nga ambasadorët. Të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion presidencial të udhëhequr nga shefja e stafit dhe këshilltarja për politikë ta jashtme të cilat shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese. Shumë prej të cilave akoma po vazhdojnë, përfshirë takimet e ekipit që unë kam deleguar. Sapo të përfundojnë takimet e tyre dhe vizitat e tyre ne do të lëshojmë një komunikatë ku do të informojmë publikun për të gjitha këto takime”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kohët e fundit janë përballur me mospajtime posaçërisht rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë.

Mandati i parë i Presidentit Trump u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Kurti tha në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Tags: Donald trumpkosoveshbavjosa osmani

Nga Kategoria

Lajme

U dhunua nga dhëndri e dasmorët, flet Shpat Kasapi: Nuk donin të më paguanin se u vonova

17 Gusht, 2025
Kryesore

Nëna e Martin Canit reagon e tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq: Erald bir, të qaj sot si djalin tim

17 Gusht, 2025
Aktualitet

Momente paniku mbi Korfuz, merr flakë motori i avionit me 250 pasagjerë

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

U dhunua nga dhëndri e dasmorët, flet Shpat Kasapi: Nuk donin të më paguanin se u vonova

17 Gusht, 2025

Nëna e Martin Canit reagon e tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq: Erald bir, të qaj sot si djalin tim

17 Gusht, 2025

Momente paniku mbi Korfuz, merr flakë motori i avionit me 250 pasagjerë

17 Gusht, 2025

E diel me mot të paqëndrueshëm, zonat ku pritet reshje shiu

17 Gusht, 2025

Aeroplanët luftarakë amerikanë shoqërojnë aeroplanin e Putinit jashtë Alaskës, publikohen pamjet

17 Gusht, 2025

Horoskopi i ditës: Takime të papritura, surpriza në dashuri dhe rreziqe në financa

17 Gusht, 2025

Mos e përdorni më shumë se një herë një bidon uji, ja rreziku që paralajmërojnë ekspertët

16 Gusht, 2025

Presidenti serb përplaset me gazetaren sepse nuk i pëlqen pyetja, e ‘kërcënon’: Do ik nga intervista

16 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.