• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

PS e akuzon si zëdhënës të Iranit/ Kush është ish-ushtari i UÇK që lexoi kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj lexoi mbrëmjen e së hënës 5 kërkesat e protestuesve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Menjëherë ndaj tij nisën sulmet e përfaqësuesve të mazhorancës duke e quajtur zëdhënës të Iranit. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.   

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti Goxhajn, zëdhënës të Iranit. 

Lexo edhe:

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. 

Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. 

E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.

Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme” – shkruan Balla.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj është një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai u bë i njohur në opinionin publik për shkak të angazhimit të tij në Luftën e Kosovës dhe përfshirjes së tij të mëvonshme në një proces gjyqësor të lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës (Dhomat e Specializuara) në Hagë.

Goxhaj është djali i kolonelit të njohur shqiptar, Dilaver Goxhaj. Babai i tij iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe shërbeu si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë luftës.

Edhe Dritani i doli në ndihmë luftës në Kosovë duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Me formimin e tij si oficer aviacionit në Shqipëri, ai u autorizua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të mbante kontakte dhe të shërbente si oficer ndërlidhës me komandën e forcave amerikane dhe trupat e NATO-s që operonin në atë kohë.

Më 31 korrik 2023, Goxhaj u arrestua në Tiranë nga autoritetet shqiptare. Ky arrestim u krye me urdhër-arrest të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Prokuroria Speciale e akuzoi atë për veprat penale të “frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sipas akuzës, ai kishte publikuar në rrjetet sociale (përmes një shkrimi/opinioni) emrat e disa dëshmitarëve të mbrojtur në proceset gjyqësore për krime lufte në Hagë. Vetë Goxhaj u mbrojt duke thënë se shkrimi ishte thjesht një opinion mediatik dhe nuk kishte kryer asnjë krim.

Më 10 tetor 2023, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe refuzoi ekstradimin e tij në Hagë, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia. Gjykata e Lartë e Shqipërisë rrëzoi përfundimisht kërkesën për ekstradim, duke lënë në fuqi lirinë e tij./ Marrë nha LAPSI.al

Nga Kategoria

Kryesore

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në përpjekje për një marrëveshje për presidentin

26 Gusht, 2026

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me makinë bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim

26 Gusht, 2026

Arrestohet Ergys Agasi, i shumëkërkuari i SPAK

26 Gusht, 2026

Arrestohet në Spanjë Taulant Toma, shqiptari i njohur si “Mjeshtri i arratisjeve” nga burgjet

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.