Pasi policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt rrugës së Elbasanit, ku janë ndalur te Gjykata e Apelit.
Fillimisht kanë gjuajtur me gurë drejt fasadës së institucionit dhe më pas kanë mësyrë drejt hyrjes.
Me forca të shumta kanë arritur të shkatërrojnë derën e hekurt të Gjykatës dhe kanë hyrë brenda.
Në fillim ata gjuajtën me gurë në drejtim të fasadës së institucionit në fjalë dhe më pas arritën që të hapnin derën e hekurt dhe të hynin brenda.
Në momentin që protestuesit hynë brenda në Gjykatën e Apelit ka patur edhe punonjës, të cilët nuk dihen nëse janë lënduar apo jo.
Ndërkohë policia ndërhyri menjëherë për t’i larguar protestuesit dhe ata nisën të tërhiqeshin. Gjatë këtij sulmi, policia bëri disa shoqërime si dhe pati një efektiv të lënduar.











