Nje ngjarje e rende eshte regjistruar sot ne Tiranë. dy vëllezër u vranë pas një konflikti pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit.
Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, është arrestuar nga policia.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, por deri më tani nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.
Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar ndodhet në gjendje të rënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë krim të rëndë.











