Në Shkup është zhvilluar një marsh protestues në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta u zhvillua në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë u mblodhën për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Organizatorët bënë thirrje për një protestë të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, duke theksuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së UÇK-së nuk harrohen.
Kujtojmë se më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale në Hagë shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Thaçi u dënua me 25 vite burg, Veseli me 18 vite, Selimi me 13 vite, ndërsa Krasniqi me 25 vite burg.
Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për përgjegjësi penale në lidhje me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e 96 personave. Gjykata i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.











