• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Protesta studentore në Serbi/ Vuçiç: Është e mundur të jap dorëheqje

25 Maj, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nga protesta e studentëve të shtunën e mbështetur nga dhjetëra mijëra qytetarë, 17 policë kanë mbetur të lënduar e 47 persona janë dërguar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, prej të cilëve një person kishte kartë identiteti diplomatike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përplasja me policinë filloi jo larg Parkut Pionirski, ku ishin mbledhur mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

E nga Kina ku po zhvillon një vizitë zyrtare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të ndalet duke i ftuar për dialog protestuesit ndërsa teksa po i përfundon mandati, Vuçiqi nuk e përjashtoi as mundësinë e dorëheqjes.

Lexo edhe:

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

 “Po, kam mbaruar, mandati po më përfundon së shpejti! Është e mundur që së shpejti të jap dorëheqje. Gënjeshtrave dhe teorive të konspiracionit nuk u vjen fundi”, deklaroi Vuçiç.

Ai ka mohuar ekzistencën e “elementeve të infiltruar” në protesta por pretendon se janë investuar miliarda “për rrëzimin e Serbisë”.

“Njerëz, ne donim një pamje të Serbisë demokratike dhe kjo u përshtatej vetëm atyre. Gënjeshtrave dhe teorive të tyre të konspiracionit nuk u vjen fundi; një gënjeshtër ndjek tjetrën. A nuk e shihni që Jovanjica nuk përmendet më? Janë investuar miliarda euro për rrëzimin e Serbisë – në media, organizata politike dhe parapolitike, OJQ, sindikata… para të gatshme në rrugë… por pavarësisht kësaj, arritëm ta zmbrapsim atë sulm”, deklaroi ai.

Nën sloganin “Studentët fitojnë”, lëvizja studentore ftoi qytetarët nga i gjithë vendi të mblidheshin nga ora 18:00 deri në 20:00 në Sheshin Slavija në qendër të qytetit, ku më 15 mars të vitit të kaluar u mbajtën demonstratat më të mëdha antiqeveritare në historinë e re të Serbisë. Ato u nxitën nga tragjedia në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur nga shembja e një strehe humbën jetën 16 persona.

Protesta në Sheshin Slavija përfundoi në mënyrë paqësore rreth orës 20:00, por një grup protestuesish u përlesh me policinë që po siguronte tubimin paralel të mbështetësve të Vuçiçit. Pavarësisht bilancit të të lënduarve, ministri Daçiç, deklaroi të dielën se në polici dhe në Ministrinë e Brendshme nuk diskutohet për dorëheqje, por për atë se kush është fajtor dhe kush jo.

“Pse do të ofroja dorëheqjen për këtë? Nuk mbaj asnjë përgjegjësi dhe nuk kam marrë pjesë në këto vepra penale”, tha ai për TV Prva.

Ai shtoi se policinë nuk e drejton ai, por drejtori i policisë. Daçiç theksoi se ende po rikuperohet shëndetësisht dhe se do të ushtrojë funksionet shtetërore për aq kohë sa do të mundet; nëse nuk mundet më, do të merret me diçka tjetër.

Lidhur me zgjedhjet, ai tha se gjithmonë është për zgjedhje të rregullta dhe se dihet saktësisht koha kur duhet të mbahen, duke shtuar se në disa vende as nuk ekziston mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Që nga 1 nëntori 2024 protestat vazhdojnë në Serbi, duke arritur kulmin me rreth 300 mijë pjesëmarrës më 15 mars 2025. Studentët shpresojnë që protesta e tanishme ta rigjallërojë lëvizjen dhe ta shtyjë Vuçiç të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Tags: doreheqjevucic

Nga Kategoria

Kryesore

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

23 Korrik, 2026
Kryesore

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

23 Korrik, 2026
Kryesore

“Jep dorëheqjen”- Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën, Peleshi e përjashton!

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

23 Korrik, 2026

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

23 Korrik, 2026

“Jep dorëheqjen”- Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën, Peleshi e përjashton!

23 Korrik, 2026

Vetëm në korrik 7 vjedhje/ I riu në Durrës bënte kërdinë me shtëpi e makina, si u kap nga policia

23 Korrik, 2026

Abuzoi seksualisht me 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë

23 Korrik, 2026

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

23 Korrik, 2026

“Ty pëllumbeshë të hëngri Lubia”, Berisha-Spiropalit: Erdhe si nuse këtu, harrove që ishte dita jote e fundit

23 Korrik, 2026

‘Ne kemi fuqinë për të ndryshuar sistemin’, Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Kryetari i PD: Pëllumbesha në botën e çudirave s’meriton përgjigje

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.