Lille ka mbetur me shumë zhgënjim pas barazimit dramatik ndaj Paris Saint-Germain, në një ndeshje ku vendasit kryesonin me dy gola diferencë deri në minutat e fundit.
Vitinha ngushtoi rezultatin në 90+1, ndërsa Marquinhos barazoi me kokë në 90+5, duke i hequr Lille një fitore që dukej e sigurt.
Pas ndeshjes, presidenti Olivier Létang reagoi me shumë nervozizëm për kohën shtesë të akorduar nga arbitri, duke përsëritur disa herë: “Është skandal!”.
Pakënaqësia ishte aq e madhe sa Létang nuk u paraqit as në intervistën e planifikuar pas takimit.











