• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Presidenti Begaj pritet me nderime në Austri nga kancelari Stocker, theksohet forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik

25 Mars, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një pritje me nderime të veçanta iu rezervua Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, nga Kancelari austriak, Dr. Christian Stocker. Kreu i Shtetit i përcolli Kancelarit Stocker mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, duke theksuar rolin thelbësor dhe mbështetjen e palëkundur politike në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Partneriteti Shqipëri-Austri bazohet në vlerat e përbashkëta, demokracinë, paqen dhe stabilitetin. Këto parime na bashkojnë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të adresuar sfidat rajonale dhe globale dhe për të nxitur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Në takim u riafirmua angazhimi që krahas marrëdhënieve të forta politike të avancohet edhe me bashkëpunimin ekonomik.

Lexo edhe:

Vritet me armë një person në Kamëz

“Isha në banjë kur ndodhi grabitja e arkës së bankës”/ U vodhën 60 mijë euro nga “OTP Bank”, dyshime se “skifteri” bashkëpunoi me personelin

“Shprehim mirënjohjen për rolin e madh që kanë luajtur investimet kapitale të hershme austriake në ekonominë tonë”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili nënvizoi dhe ndihmën e qeverisë austriake në reformimin e arsimit profesional dhe të sistemit të drejtësisë, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, si dhe investimet austriake në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësua forcimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe i investimeve dhe lidhjeve tregtare midis Austrisë dhe Shqipërisë. Qeveria austriake ka qenë një nga donatorët më të rëndësishëm që ka mbështetur ndër vite reformën e sistemit të arsimit dhe formimit profesional në vendin tonë.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria është e interesuar të thellojë bashkëpunimin në fushën e arsimit universitar, si dhe të formimit profesional. Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Begaj, – është gjithashtu e interesuar të presë shumë më tepër investime direkte austriake në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, naftën, turizmin, transportin, infrastrukturën, bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, e të tjera.  

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria ofron një klimë tërheqëse investimi dhe se në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve ka potencial për shfrytëzim, në rradhë të parë parë në turizëm, ku Shqipëria po njeh një zhvillim shumë pozitiv.

Tags: austribegajpresidenti

Nga Kategoria

Kryesore

Vritet me armë një person në Kamëz

8 Qershor, 2026
Aktualitet

“Isha në banjë kur ndodhi grabitja e arkës së bankës”/ U vodhën 60 mijë euro nga “OTP Bank”, dyshime se “skifteri” bashkëpunoi me personelin

8 Qershor, 2026
Ekstra

Shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara deri më 12 qershor

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vritet me armë një person në Kamëz

8 Qershor, 2026

“Isha në banjë kur ndodhi grabitja e arkës së bankës”/ U vodhën 60 mijë euro nga “OTP Bank”, dyshime se “skifteri” bashkëpunoi me personelin

8 Qershor, 2026

Shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara deri më 12 qershor

8 Qershor, 2026

Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i duhet koalicion. Osmani: S’ka arsye për refuzimin e emrit tim si Presidente

8 Qershor, 2026

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

8 Qershor, 2026

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

8 Qershor, 2026

Arben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas protestës vendos dorezat dhe pastron bulevardin nga mbeturinat

8 Qershor, 2026

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.