• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 25 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Presidenti Begaj në Samitin Botëror Social: Le të vendosim njerëzimin në zemër të zhvillimit

4 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Doha të Katarit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Samiti mblodhi udhëheqësit botërorë për të diskutuar veprimet konkrete dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare për zhvillimin social dhe reduktimin e pabarazisë.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se për Shqipërinë, ky samit përfaqëson një mundësi për të riafirmuar përkushtimin ndaj drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, për të forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe për të promovuar reformat që garantojnë përfshirje më të gjerë sociale.

Lexo edhe:

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Duke e cilësuar Samitin e Dohas si një thirrje për veprim për një epokë të re drejtësie dhe solidariteti, Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e sheh këtë platformë si thelbësore për përafrimin e politikave kombëtare me standardet ndërkombëtare.

Presidenti Begaj iu referua Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin, duke theksuar objektivin për të lidhur zhvillimin kombëtar me integrimin evropian, përmes qeverisjes së mirë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Ne kemi reformuar sistemet tona të shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të siguruar akses dhe drejtësi për të gjithë. Digjitalizimi i shërbimeve publike i ka bërë institucionet më transparente dhe më të afërta me qytetarët,” deklaroi Presidenti Begaj.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti theksoi njohjen që Kombet e Bashkuara i kanë bërë Shqipërisë për përpjekjet në drejtim të barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale.

“Megjithatë, përparimi nuk duhet marrë si i mirëqenë. Ndërsa përballemi me tranzicionet digjitale, demografike dhe mjedisore, sistemet e mbrojtjes sociale duhet të përshtaten me realitetet e reja. Duhet të kapërcejmë hendekun digjital, të fuqizojmë komunitetet rurale dhe të ndërtojmë sisteme sociale të qëndrueshme përballë sfidave të klimës,” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Në përfundim, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar, duke theksuar:
“Le të punojmë bashkërisht për ta shndërruar këtë samit në një pikë kthese për të vendosur njerëzimin në zemër të zhvillimit.”

Nga Kategoria

Aktualitet

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

24 Prill, 2026
Lajme

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

24 Prill, 2026
Ekstra

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Reali duket se është dorëzuar nga gara për titull, Lunin shmang më të keqen ndaj Betis

24 Prill, 2026

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

24 Prill, 2026

Drama në Ferma VIP! Vëllai kërkon të nxjerr jashtë Olën: Do të jesh pjesë e trekëndëshave?

24 Prill, 2026

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

24 Prill, 2026

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

24 Prill, 2026

“Humb” Lefter Koka! SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, asnjë gjurmë nga ish-ministri

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.