• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 7 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Përmbysje e çmendur e Argjentinës, kampionët e botës eliminojnë Egjiptin

7 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Argjentina ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, në një ndeshje ku kampionët e botës ishin shumë pranë eliminimit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Egjipti e nisi më mirë sfidën dhe kaloi shpejt në avantazh me Yasser Ibrahim. Pas një aksioni nga krahu i djathtë, mbrojtësi egjiptian goditi saktë me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e afrikanëve.

Argjentina pati mundësinë të reagonte pak minuta më vonë, kur Tagliafico u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi penallti. Messi mori përsipër goditjen, por portieri Shobeir e ndali, duke mbajtur Egjiptin në avantazh.

Lexo edhe:

Roberto Martínez largohet nga Portugalia: Nuk ka kuptim të vazhdoj

De la Fuente pas fitores ndaj Portugalisë: Më të rëndësishmit janë ata që hyjnë nga stoli

Në pjesën e dytë, situata u bë edhe më e vështirë për argjentinasit. Egjipti gjeti golin e dytë me Mostafa Ziko, pas një aksioni të rrezikshëm që fillimisht u anulua nga VAR, por më pas përfundoi me realizimin e vlefshëm të sulmuesit egjiptian.

Kur dukej se Argjentina ishte shumë pranë eliminimit, Messi mori skuadrën mbi shpinë. Fillimisht ai asistoi për Cuti Romeron, i cili shënoi me kokë dhe rihapi ndeshjen. Pak momente më vonë, kapiteni argjentinas barazoi rezultatin me të majtën e tij, duke rikthyer shpresën te kampionët e botës.

Egjipti pati disa mundësi për të surprizuar sërish, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Në shtesë erdhi goditja finale e Argjentinës: Lautaro Martínez krosoi në mënyrë perfekte dhe Enzo Fernández shënoi me kokë golin e përmbysjes së madhe.

Nga një eliminim që dukej shumë pranë, Argjentina u rikthye në jetë dhe siguroi një kualifikim historik. Messi mbetet legjenda e kësaj skuadre, por këtë herë skenën e mori Enzo, autori i golit që dërgoi kampionët e botës në çerekfinale.

Tags: ArgjentinëegjiptKupa e BotësLionel Messi

Nga Kategoria

Sporti

Roberto Martínez largohet nga Portugalia: Nuk ka kuptim të vazhdoj

7 Korrik, 2026
Sporti

De la Fuente pas fitores ndaj Portugalisë: Më të rëndësishmit janë ata që hyjnë nga stoli

6 Korrik, 2026
Sporti

Mbappé reagon ashpër ndaj senatores paraguajane pas sulmeve raciste

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West? Rama: Gënjeshtër me bisht akrepi, vetëm 4 mln euro…

7 Korrik, 2026

Përmbysje e çmendur e Argjentinës, kampionët e botës eliminojnë Egjiptin

7 Korrik, 2026

Temperaturat e larta, ja disa këshilla si ta përballojmë më lehtë të nxehtin ekstrem

7 Korrik, 2026

Nga Italia në protestën në Tiranë: Na vodhën jetën ne dhe fëmijëve tanë

7 Korrik, 2026

Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer

7 Korrik, 2026

Alarm në Manhattan/ Evakuohet ndërtesa 38-katëshe, përkulen kolonat mbajtëse

7 Korrik, 2026

Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut

7 Korrik, 2026

Tri shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të marrin vendime

7 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.