Detaje tragjike kanë dalë në pah nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lutraqi, ku një 17-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Nga hetimet e deritanishme, i mitur shqiptar, Aleks Vangjeli dyshohet se u kthye në shtëpi pasi u godit me thikë në gjoks dhe u shtri të flinte me pretendimin se ishte i lodhur, në mënyrë që të fshihet plagën nga familja e tij.
Në orët e para të mëngjesit, ai u u gjet i pajetë në shtrat nga vëllai i tij , i cili e dërgoi për në Spitalin e Korinthit, ku për shkak të plagëve të marra dha frymën e fundit.
19-vjeçari u paraqit në Qendrën Shëndetësore në Lutrak me një plagë thike, me pretendimin se u plagos gjatë një aksidenti me makinë. Për këtë mjekët kanë theksuar se nuk është e vërtetmjekët sigurojnë se nuk është e vërtetë. Para hetuesve 19-vjeçari ka kyçur gojën, e vetmja gjë që ka thënë është se shoku i tij shqiptar u godit me thikë për vdekje.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, në një prononcim për Protothema.gr ka reaguar dhe mamaja e këtij të fundit, e cila ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë.Sipas saj, ajo ka mësuar se ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar që ishte dhe mik i djalit të saj.
“Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Mora vesh për fëmijën tjetër që kishte vdekur gjatë rrugës. Ishte shok i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di… “, tha nëna e 19-vjeçarit të plagosur për protothema.gr
Në fotone siguruar nga Top Channel mësohet se ky është 17-vjeçari Aleks Vangjeli, i cili u qëllua për vdekje me thikë.











