Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier.
Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat favorizohet nga era.
Operacionit i janë bashkuar dhe banorët e zonës të cilët po i vijnë në ndihmë zjarrfikësve me mjete rrethanore.
Fatmirësisht zjarri ndodhet larg qendrës së banuar por banorët thonë se terreni i vështirë për shkak të mungesës së rrugëve në parcela, vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.











