• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Parlamenti hungarez miraton amendamentin kushtetues, hapet rruga për largimin e presidentit

13 Korrik, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar amendamentin e 17-të të Kushtetutës, një ndryshim që i hap rrugën largimit nga detyra të presidentit aktual të Republikës, Tamás Sulyok.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Amendamenti u miratua me 139 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa 54 deputetë nuk morën pjesë në votim. Kryeministri Péter Magyar e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm që do të mundësojë zëvendësimin e asaj që ai i quajti “kukulla politike të Orbánit”.

Sipas ndryshimit kushtetues, një ditë pas hyrjes së tij në fuqi, mandati i Sulyok do të përfundojë. Më pas, parlamenti do të zgjedhë një kreu të ri shteti, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në hyrjen në fuqi të një kushtetute të re, por jo më shumë se pesë vite.

Lexo edhe:

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

Në fjalimin e tij para nisjes së seancës parlamentare, kryeministri Péter Magyar deklaroi se do të ishte “tradhti ndaj kombit hungarez” të mos prekej kushtetuta e hartuar nga Fidesz, të cilën ai e përshkroi si “dokumentin themelues të Cosa Nostrës hungareze të ndërtuar nga Fidesz-KDNP”.

Sipas tij, gjatë qeverisjeve të Viktor Orbánit, gjithçka është vendosur nën interesin e një personi të vetëm dhe mbijetesës së tij politike.

Magyar kritikoi gjithashtu ish-kryeprokurorin dhe presidentin aktual të Gjykatës Kushtetuese, Péter Polt, duke pretenduar se ai nuk kishte nisur hetime për zhdukjen e qindra miliardë forintëve nga banka qendrore e Hungarisë.

Ai tha se detyra kushtetuese është mbrojtja e vendit nga kërcënimet e jashtme, mbrojtja e qytetarëve nga pushteti arbitrar, mbrojtja e pasurisë publike nga abuzimi, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe ruajtja e institucioneve shtetërore nga përdorimi politik.

Për të justifikuar largimin e presidentit Sulyok, Magyar përmendi disa raste ku, sipas tij, kreu i shtetit ka heshtur, përfshirë rastin kur ndaj ekspertëve të IT-së të partisë Tisza janë nisur procedime dhe kontrolle nga shërbimet sekrete mbi akuza që ai i cilësoi të fabrikuara.

Fidesz bojkoton votimin

Partia Fidesz dhe aleatja e saj KDNP bojkotuan votimin në parlament. Deputeti i Fidesz, Miklós Panyi, kishte deklaruar më herët se grupet parlamentare të dy partive nuk do të merrnin pjesë në “shkatërrimin e demokracisë”.

Në ditën e votimit, më 13 korrik, deputetët e Fidesz nuk u paraqitën në sallë, ndërsa as presidenti Tamás Sulyok nuk mori pjesë në seancë.

Kreu i grupit parlamentar të Fidesz, Gergely Gulyás, njoftoi gjithashtu dorëheqjen e tij, duke argumentuar se në Hungari është krijuar një situatë ku “të paktën gjysma e deputetëve janë përjashtuar nga gara politike”.

“Largimi i kreut të shtetit dhe mënyra agresive që kemi përjetuar kohët e fundit janë të paprecedenta”, deklaroi Gulyás.

Sulyok ka pesë ditë për të firmosur amendamentin

Presidenti Tamás Sulyok ka pesë ditë kohë për të firmosur ndryshimin kushtetues. Nëse ai nuk e firmos, parlamenti mund të nisë procedurën për largimin e tij.

Sipas kushtetutës, në këtë rast kreu i shtetit nuk do të mund të ushtrojë më kompetencat e tij dhe ligji mund të firmoset nga kryetari i parlamentit.

Sulyok më herët ka ngritur disa herë shqetësime kushtetuese për përpjekjet për largimin e tij, duke kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias.

Amendamenti, i hartuar nga ministrja e Drejtësisë Márta Görög, parashikon gjithashtu kufizimin e mandatit të deputetëve në 12 vite ose tre mandate, vendosjen e moshës 70-vjeçare si kufi për gjyqtarët kushtetues dhe mundësinë që gjyqtarët të kërkojnë shkarkimin e drejtuesve të Gjykatës së Lartë dhe Zyrës Kombëtare Gjyqësore.

Nga Kategoria

Bota

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026
Bota

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026
Analizë

“Jalta 2.0”: Pse një samit mes Trump, Putin dhe Xi Jinping shqetëson disa vende

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Maran dhe Asllani para Bjellorusisë: “Nuk mendojmë për asgjë tjetër veç fitores”

14 Nëntor, 2026

Nata e Ronaldos kthehet në makth, Portugalia turpërohet ndaj Danimarkës

14 Nëntor, 2026

Raphinha merr të kuq, por Brazili refuzon ta lirojë drejt Barcelonës

14 Nëntor, 2026

Debat para Spanjë–Angli, De la Fuente mohon problemin me racizmin dhe Tuchel reagon: “Fjalët e mia u shtrembëruan”

14 Nëntor, 2026

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026

Zgjimi, vaktet dhe gjumi në orare të rregullta: zakoni i thjeshtë që lidhet me më pak dhimbje dhe humor më të mirë

14 Nëntor, 2026

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.