• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

18 Qershor, 2026
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe provimin e Jurisprudencës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në tekstin e miratuar, eurodeputetët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që ta adresojnë sa më shpejt këtë problem, duke garantuar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në frymën e saj.

Amendamenti i miratuar thekson se respektimi i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve mbetet një element kyç për avancimin e barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

Lexo edhe:

Kalim më i shpejtë dhe i thjeshtë në kufi, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë

Kokainë dhe armë në Athinë, çmontohet organizata kriminale shqiptaro-grek, si funksiononte grupi

Për këtë arsye, Parlamenti Europian kërkon që autoritetet në Shkup të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që studentët shqiptarë të kenë mundësi të barabarta në proceset arsimore dhe profesionale.

Po ashtu, eurodeputetët kanë kundërshtuar mënyrën se si janë paraqitur protestat e studentëve shqiptarë, duke kërkuar që ato të mos etiketohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. Sipas tyre, kërkesat e studentëve lidhen me respektimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit, ndaj ato duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.

Ky zhvillim vjen pas takimeve që përfaqësues të studentëve protestues zhvilluan në ditët e fundit me përfaqësues të Parlamentit Europian. Gjatë këtyre takimeve, studentët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me moslejimin e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Studentët kanë kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të të drejtave gjuhësore, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore është një e drejtë e garantuar nga legjislacioni në fuqi. Mbështetja e shprehur nga Parlamenti Evropian shihet si një sinjal i fortë politik dhe institucional për autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për këtë çështje.

Vendimi i Parlamentit Europian konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe një mesazh i qartë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një nga prioritetet kryesore në procesin e integrimit evropian të vendit.

Nga Kategoria

Lajme

Kalim më i shpejtë dhe i thjeshtë në kufi, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë

17 Qershor, 2026
Aktualitet

Kokainë dhe armë në Athinë, çmontohet organizata kriminale shqiptaro-grek, si funksiononte grupi

17 Qershor, 2026
Lajme

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup, Bullgaria: U rrezikuan të dërguarit tanë

15 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

18 Qershor, 2026

Në valën e protestave, Rama mbledh grupin e PS

18 Qershor, 2026

Lautaro zhgënjen në debutim, Alvarez rrezikon t’i marrë vendin si në Katar

18 Qershor, 2026

Real Madrid përgatit ofertën marramendëse, 220 milionë euro për Michael Olise

18 Qershor, 2026

Deklaroi se është kërcënuar me jetë/ Bajrat bëjnë veprimin e papritur ndaj Marjana Koçekun

18 Qershor, 2026

Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

18 Qershor, 2026

I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026

Më shumë gjuajtje? Dribluesi më i mirë? Botërori deri tani në shifra

18 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.