• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025
tek Kulturë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë një vendim historik për të nderuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel, ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të bukura të letërsisë së tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si një homazh i gjallë dhe emocionuespër kolosin e letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, për kulturën shqiptare.

Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për mbarë kulturën shqiptare.

Lexo edhe:

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij. Faleminderit Parisit, faleminderit Francës.”

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe figura më e shquar e letërsisë shqiptare të shekullit XX.

Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave, Koncert në fund të dimrit.

Krijimtaria e Kadaresë është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë Prix Mondial Cino Del Duca dhe Jerusalem Prize.

Tags: ismail kadareparis

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026
Bota

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

22 Tetor, 2026
Kryesore

Protestuesit para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

22 Tetor, 2026

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

22 Tetor, 2026

Protestuesit para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

22 Tetor, 2026

Ergys Agasi i kërkon GJKKO-së rikthimin e sendeve të sekuestruara, do edhe kamerën me të cilën dyshohet se filmoi fshehurazi zyrtarët e shtetit

22 Tetor, 2026

U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm

22 Tetor, 2026

“Ka dëshmi në prokurori”, Taulant Balla ngre akuza: Protestuesit 17-vjeçarë janë paguar nga deputetë të PD-së për dhunë

22 Tetor, 2026

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.