Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë me dije me anë të një reagimi për mediat se Rusia po zhvillonte armë të reja strategjike dhe nuk do të ishte problem për Moskën nëse Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zgjasnin kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në një traktat për armët bërthamore që skadon vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha se do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të mbetej asgjë nga kuadri i kontrollit të armëve midis dy vendeve, të cilat kanë deri tani arsenalet më të mëdha bërthamore në botë. Duke folur me gazetarët në një samit në Taxhikistan, Putin tha se një garë armësh ishte tashmë në zhvillim e sipër.
“Mendoj, sinqerisht, se po zhvillohet një garë e qartë armatimesh. Nëse kjo do ta kthejë botën prapa në vitet 1990 apo jo, është e vështirë të thuhet. Por unë nuk thashë që SHBA-të po përgatiten për testet bërthamore; thashë që disa vende po. Por kjo është gjithashtu e njohur mirë për ekspertët, sepse gjithmonë ekziston një tundim për të testuar efektivitetin e karburantit luftarak që ka qenë në raketa për shumë vite”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.






