• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Oh Perëndi, sa të paturpshëm jeni”, Edi Rama i përgjigjet diplomatit iranian: Në Shqipëri protestohet sepse ka demokraci, nuk marrim leksione nga ata që masakrojnë njerëzit e tyre

10 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka reaguar shefit të zyrës për shtyp të diplomacisë iraniane, Esmaeil Baqaei, pas polemikave në të cilat është përshirë vendi për shkak të protestave qytetare që zhvillohen prej ditësh në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Akuzat se ato orkestrohen dhe ndihmohen nga agjenturat iraniane kanë shkuar deri në Teheran, regjim i cili i ka reaguar zyrtarisht Edi Ramës, ndërsa kryeministri i quan të paturpshëm dhe shtypës që kanë masakruar popullin e tyre.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës së bulevardit, madje edhe me parrullat në shqip, njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë”, shkruan Edi Rama.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Kryeministri thekson se Shqipëria nuk merr leksione mbi sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe institucioneve shqiptare, gjë që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

“Ju citoni protestues shqiptarë që thërrasin në rrugë. Shumë mirë. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë Kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë zgjedhje të reja pa pasur frikë nga burgosja”, shkruan Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit për situatën dhe një përgjigje për zëdhënësin e Iranit:

EDHE REGJIMI TERRORIST I TEHERANIT THËRRET NË SHQIP “RAMA IK”

Calm down, Mr. prime minister @ediramaal.

It was YOU, sir, who started this. So…you should 'face the music'!

It would be wiser to show some respect for the intelligence and judgment of your own people, as a nation of rich culture and proud history. They are perceptive enough… pic.twitter.com/pcacUrEjAY

— Esmaeil Baqaei (@IRIMFA_SPOX) June 9, 2026

Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës së bulevardit, madje edhe me parrullat në shqip, njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!

Bashkëngjitur replika ime në X edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë përmes Shqipërisë, duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!

Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera… 

REPLIKA????????

Oh Perëndi, sa të paturpshëm jeni!

Gjithsesi, faleminderit për shqetësimin tuaj lidhur me inteligjencën e popullit shqiptar.

Do të ishte shumë më bindës nëse ky shqetësim do të vinte nga përfaqësues të një regjimi që nuk i mbyt sistematikisht qytetarët e vet me censurë, frikësim, ndërprerje të internetit dhe shtypje të çdo zëri kundërshtues.

Sa për sovranitetin, Shqipëria nuk merr leksione mbi sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe institucioneve shqiptare, gjë që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Ju citoni protestues shqiptarë që thërrasin në rrugë. Shumë mirë. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë Kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë zgjedhje të reja pa pasur frikë nga burgosja.

A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni ju?

Dhe është veçanërisht domethënëse që papritur keni zbuluar një shqetësim kaq të thellë për protestuesit në Tiranë, ndërkohë që i keni duart të përlyera me gjakun e dhjetëra mijëra qytetarëve tuaj të masakruar, ndërsa janë të panumërt të tjerët që vazhdojnë të vuajnë përndjekjen, represionin dhe burgosjen, kurse dhjetëra miliona njerëz mbeten të bllokuar në vendin që e keni kthyer në një kurth, i cili përngjet më shumë Mesjetës sesa shekullit të njëzetenjëtë.

Populli shqiptar është vërtet mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Pikërisht për këtë arsye ai di ta bëjë dallimin midis një argumenti demokratik dhe propagandës së një regjimi. Ushtarët tuaj virtualë, profilet tuaja të rreme dhe videot tuaja të manipuluara mund t’i shtojnë konfuzionit të përgjithshëm digjital helmin e regjimit tuaj të urrejtjes, por nuk do të arrijnë asgjë, sepse pavarësisht dallimeve që mund të kemi mes nesh si shqiptarë, ne jemi të gjithë të qartë dhe të bashkuar në bindjen se çdo lloj regjimi, që i mban njerëzit e vet në errësirë dhe varfëri është një armik i mënyrës sonë të jetesës.

Dhe i juaji është më i keqi nga të gjithë: Një shtet terrorist sipas vetë përkufizimit juridik.

Tags: iraniprotrstaRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026
Aktualitet

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026
Aktualitet

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

6 Gusht, 2026

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

6 Gusht, 2026

Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

6 Gusht, 2026

Parlamenti iranian shqyrton projektligj për ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite në Ngushticën e Hormuzit

6 Gusht, 2026

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.