• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 3 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Një truall dhe dy biznese 336 mijë euro”, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të “të fortit të Tiranës”, Elton Arkaxhiu

8 Dhjetor, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut të dënuar në Francë për trafik narkotikësh. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të.

Lexo edhe:

Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi! Gjendet makina e djegur e autorëve, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ dhe personave të lidhur me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.03 të vitit 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme.

Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 12/a 21, 22, 24 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

Nga Kategoria

Kryesore

Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi! Gjendet makina e djegur e autorëve, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

3 Shtator, 2026
Kryesore

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

3 Shtator, 2026
Kryesore

Dy shpërthime me tritol në Durrës, dëme materiale në një lokal dhe garazh! Nisin hetimet

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi! Gjendet makina e djegur e autorëve, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

3 Shtator, 2026

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

3 Shtator, 2026

Dy shpërthime me tritol në Durrës, dëme materiale në një lokal dhe garazh! Nisin hetimet

3 Shtator, 2026

Durrësi zgjohet nën krismat e tritolit, “shpërthehen” dy biznese

3 Shtator, 2026

Reportazhi investigativ belg: Si e fituan shqiptarët pushtetin mbi tregtinë e kokainës

3 Shtator, 2026

Rama mbledh sot deputetët e PS dhe ministrat, priten ndryshimet në qeveri

3 Shtator, 2026

Aksident i rëndë në Kosovë! Humb jetën Laurent Krasniqi, ish-banor i BBVK

2 Shtator, 2026

Socialisti krenohet: Morëm qeverisjen në kohën e mbijetesës, tani jemi në kohën e standardit

2 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.