Autoritetet në Gjermani, Austri dhe Hungari kanë nisur hetimet pas zbulimit të gjilpërave, gozhdëve, vidave dhe objekteve të tjera të mprehta metalike brenda ëmbëlsirave të mbledhura nga fëmijët gjatë festës së Halloween-it. Policia u ka bërë thirrje prindërve të kontrollojnë me kujdes të gjitha ëmbëlsirat përpara se t’ua japin fëmijëve për konsum.
Në Gjermani janë raportuar raste në disa rajone të vendit. Në Bremervörde, një vajzë 9-vjeçare plagosi gjuhën pasi kafshoi një çokollatë ku ishte fshehur një gjilpërë rreth 5 centimetra e gjatë. Në Bavari janë raportuar deri në 25 raste me gjilpëra, vida dhe gozhdë të gjetura në ëmbëlsira. Në Austri, policia ka regjistruar 13 raportime për objekte metalike të zbuluara në ëmbëlsirat e mbledhura nga fëmijët, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa rajone. Në Hungari, hetimet u përqendruan në zonën e qytetit Gyömrő, pranë Budapestit, ku u gjetën gozhdë, vida dhe copa teli në ëmbëlsira.
Autoritetet dyshojnë se në disa raste objektet janë vendosur qëllimisht për të shkaktuar lëndime, por deri tani nuk është konfirmuar nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Policia u kërkon prindërve të mos lejojnë konsumimin e ëmbëlsirave të dyshimta, të ruajnë produktet dhe ambalazhet përkatëse dhe t’ua dorëzojnë autoriteteve. Në rast se dyshohet se një fëmijë ka gëlltitur një objekt të mprehtë, rekomandohet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekëso











