Ka nisur këtë të martë, më 7 korrik, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas gazetares Glidona Daci, Veliaj nuk është i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, pasi ka refuzuar të qëndrojë në kafazin e xhamtë. Ai ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës, ku ka bërë të ditur se dëshiron të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Në sallën e gjyqit ndodhet një nga të pandehurit në këtë proces, Valmir Xoxa. Ndërkohë, edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, nuk është e pranishme dhe përfaqësohet nga avokati i saj.
Në seancë janë të pranishëm edhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët po ndjekin çështjen.











