• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nesër temperatura deri në MINUS 4, Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet gjendja në zonat me dëborë

6 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatën e krijuar nga rënia e papritur e temperaturave që ka sjellë reshje bore në disa qarqe të vendit kryesist në lindje dhe verilindje.

Disa akse kanë shfaqur probleme në qarkullim ndër to në rrugën e Arbrit, në Lezhë, në rrugën e Kombit dhe në aksin Elbasan – Qafë Thanë.

Po ashtu, edhe ditën e nesërme pritet mot i ftohtë me temperatura të larta deri në 13 gradë dhe më e ulëta -4.

Lexo edhe:

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

28 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara

Informacion mbi situatën datë 06.04.2025 ora 21:00:

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

1. Akset rrugore

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht,  ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.

Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.

Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.

Territori i Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.

Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve

3. Lumenjtë dhe rezervuarët

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025

Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: ??    5 / 12 °C

në vendet e ulëta:?    2/ 13 °C

në vendet malore:?    -4 / 4 °C

Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Tags: deboreministriamotipranvere

Nga Kategoria

Lajme

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025
Aktualitet

28 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara

2 Korrik, 2025
Aktualitet

Dënimi 18 vjet i Talo Çelës merr formë të prerë

2 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025

28 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara

2 Korrik, 2025

Dënimi 18 vjet i Talo Çelës merr formë të prerë

2 Korrik, 2025

Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari

2 Korrik, 2025

5 persona nën hetim për tregti të paligjshme në zona publike në Vlorë

2 Korrik, 2025

Musk shtrin dorën e pajtimit? Miliarderi vlerëson Trump

2 Korrik, 2025

Morën PENG një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 autorët në Durrës!

2 Korrik, 2025

Trump bie dakord me Izraelin: Armëpushim historik 60-ditor në Gaza!

2 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.