• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 7 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

“Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë!”, Berisha: Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë

22 Dhjetor, 2024
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD të degës 9. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ata janë në epërsi të madhe sepse gjatë këtyre 3 viteve u kanë bërë radiografinë dhe i kanë nxirë para të gjithë shqiptarëve hajdutat, ashtu siç janë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai rikujtoi protestën që do të zhvillohet më 23 dhjetor ndërsa theksoi se nesër, në ora 17:00 është dita e betejës. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për ta festuar vitin e ri të sigurtë në fitoren që meritojnë.

Fjala e Berishës:Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë. Ndaluni pak te këta që ka caktuar në Tiranë Edi Rama. Po në qoftë se, ka një njeri që, nuk po flas për Veliajn se, Veliaj nuk është, është i pakallur, harrojeni nuk është në Tiranë, fshihet këtej andej, po ai është kandidat për atje ku e meriton.Me kë u zëvendësua? U zëvendësua me një zonjë, e cila është përgjegjëse me vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 500 milionë tendera për kovidin, përgjegjëse për 4-fishimin e vdekjes së shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës nga kovidi. E çfarë zgjidhje i jepte kjo?I gënjente shifrat e vdekjes, i jepte krejt të tjera nga ato që kishte morgu. Ju kujtohet? Ju kujtohet, se si ndërtonte dhe mbulonte vdekjet me përqafimet që bënte me atë, si quhej ajo mjkja e infektivit, Najada. Mbulonte vdekjet e puthjet me Najadën. A mund të ishte ajo sot në qeveri?Në qoftë se, ka një njeri që meriton të paktën 40 vjet në burg është ajo, dhe tani ajo na serviret si reformatorja e arsimit të fëmijëve tanë. E kuptoni ju, çfarë tallje, përqeshje cinike bëjnë këta me ne dhe fëmijët tanë?Nuk e lëshoj lehtë unë një epitet për një zonjë, sepse nativisht unë kam respektin më të madh për gratë, dhe e meritojnë. Po ajo në qoftë se do të kishte një emër të dytë, do të quhej korba e kovidit. Mori mëqafë, la pa aparatura, la pa ilaçë, përdori strategjinë e shtrimit në spital të qytetit, në një kohë kur Kosova shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria, Maqedonia shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria dhe u faktua që shtrimi në spitale ishte praktika më shpëtimtare nga kthetrat e kovidit.Japonia, e cila kryesoi botën me shtrimet pati rezultatet më mahnitëse në betejën kundër kovidit. Kurse këta, e shtruan qytetin në spital. Pra, ju keni epërsi të papërshkrueshme ndaj tyre. Nuk mundet kurrëkund ata të krahasohen me përfaqësuesit tuaj, me ju. Këtu, e fundit, miq. Prap e kemi përpjetë rrugën, përsëri, por fitoren e meritojmë. Siç u bashkuam bashkë, tani do bashkohemi me qytetarët e tjerë. Tani ju do ta bëni natën ditë me qindra e qindra takime…

Lexo edhe:

Nis seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës nuk merr pjesë

“Jam me leje lindje”, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit me 63 ditë: Dua të jem vetë në seancë, s’autorizoj avokatët për mbrojtjen time

Nga Kategoria

Lajme

Nis seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës nuk merr pjesë

7 Korrik, 2026
Lajme

“Jam me leje lindje”, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit me 63 ditë: Dua të jem vetë në seancë, s’autorizoj avokatët për mbrojtjen time

7 Korrik, 2026
Lajme

Revolta për largimin e Ramës, Auron Tare: Kjo protestë do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten!

7 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit

7 Korrik, 2026

Hetimi për “dhuratat” e majme, Farge jep dorëheqjen nga posti i deputetit

7 Korrik, 2026

Aksident mes tre makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

7 Korrik, 2026

SPAK arreston ‘kokën’ e grupit kriminal/ Transportoi tonelata drogë nga Shqipëria dhe Amerika Latine

7 Korrik, 2026

Turqia kërkon avionët F-35, Trump në takimin me Erdogan: Po shqyrtojmë shitjen e tyre

7 Korrik, 2026

Nga 27 korriku, maturantët zgjedhin 10 degët e preferuara! Për herë të parë fatura e aplikimit do të ngarkohet online

7 Korrik, 2026

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet autori i dyshuar

7 Korrik, 2026

Le Pen shpallet fajtore, dënohet me tre vjet burgim, 1 vit në “arrest shtëpiak” me byzylyk elektronik

7 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.