Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rënë në Greqi, ku një 19-vjeçare u gjet pa ndjenja jashtë një restoranti në sheshin qendror të Argostolit në orët e para të së martës. E reja ndodhej pak orë më pare në një hotel me tre të rinj të moshës 23, 26 dhe 22 vjeç, ky i fundit shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se vajza shkoi në një hotel në Argostoli rreth orës 12 të natës së së hënës me 23-vjeçarin. Rreth orës 2 të mëngjesit, i riu i kërkoi asaj të përdorte kokainë . Më pas ata telefonuan ish-peshëngritësin 26-vjeçar, i cili solli drogën dhe e përdori me vete.
Pas një ore, 26-vjeçari u largua dhe u kthye me një sasi të re kokaine. Edhe 22-vjeçari shqiptar, i cili sipas burimeve të policisë nuk përdorte drogë, shkoi në hotel me të për herë të dytë. Në atë kohë, 19-vjeçarja me sa duket nuk mundi të duronte më dhe humbi ndjenjat.
Sipas informacioneve të deritanishme, tre të rinjtë dyshohet se e kanë çuar atë pa ndjenja në shesh dhe më pas e kanë braktisur në vendngjarje .
Pak kohë më vonë, ekipet e emergjencës e kanë gjetur dhe e kanë transportuar në spitalin e ishullit, ku ajo u shpall e vdekur.
Pamjet e kamerave të sigurisë që po shqyrtohen nga policia tregojnë një nga tre të rinjtë që e mbante atë , ndërsa dy të tjerët e ndjekin atë.
Mësohet se pasi e kanë lënë 19-vjeçaren në rrugë, 23-vjeçari është kthyer dhe ka fshirë gjurmët e përdorimit të kokainës. Ai së bashku me dy personat e tjerrë është arrestuar nga policia.










