• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ndrenika habitet nga sulmet pas takimit me Veliajn: Do jem sërish pranë tij

9 Maj, 2026
tek Aktualitet, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një valë sulmesh dhe linçimi vijojnë në rrjetet sociale ndaj artistëve që mbështetën kryebashkiakun Veliaj të premten në gjykatë. Objekt i sulmeve më të ashpra i madhi Robert Ndrenika. Për Report Tv aktori korife i skenës shqiptare thotë se nuk e kupton të gjithë këtë fushatë urrejtje. Ai vlerëson Erion Veliajn dhe marrëdhënien me të e cilëson si me një “bir për shpirt”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, thotë në një reagim ekskluziv për Report Tv, aktori Robert Ndrenika

I madhi Robert Ndrenika, me qetësinë dhe përulësinë që i jep madhështia e një jete si korife i artit shqiptar, e sheh me përbuzje gjithë linçimin, fyerjet dhe fushatën e urrejtjes ndaj tij në rrjetet sociale e jo vetëm, vetëm për shkak të një gjesti mbështetjeje për kryebashkiakun Erion Veliaj në gjykatë.

Lexo edhe:

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

I bindur se këtë do ta bënte sërish për Velian, që e vlerëson shumë si njeri dhe kryebashkiak, aktori që ka shënjuar jetët e çdo shqiptari me personazhet e tij, thotë se vendimin e mori aty për aty, siç do të bënte si për anëtarin e familjes.

“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë.”, tregon Ndrenika.

Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Ndrenika e shpërfill të gjithë atë urrejtje nga një grup njerëzish, të panjohur apo edhe deri në politikanë, teksa me emocion flet për marrëdhënien personale që ka me Veliajn, duke e cilësuar atë “bir për shpirt”.

“E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty.”, thotë ai.

Sipas aktorit, lidhjet njerëzore nuk kufizohen vetëm te familja biologjike.

“Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt.”, thotë për Report Tv, aktori Robert Ndrenika.

Jo vetëm si “bir për shpirt” por kreut të Bashkisë Tiranës ia njeh një meritë shumë të madhe. Njeriu që kaloi dekada në skenë, thotë se me projektin për teatrin e ri në kryeqytet, Erion Veliaj po realizon një ëndërr të madhe, jo vetëm të tij por të gjithë një brezi të artë të artistëve, që ai bën pjesë.

“Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranës, që shpejt do të jetë gati.”, thekson Ndrenika.

Në seancën e së premtes në gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër prokurorit Ols Dado, përveç Robert Ndrenikës, edhe artistë të tjerë të skenës shqiptare ishin në sallë, aktorë, këngëtarë por edhe publicistë e gazetarë. Një shenjë mbështetjeje në përballjen që kryebashkiaku po bën për drejtësi prej muajsh.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026
Kryesore

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

6 Qershor, 2026
Aktualitet

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

6 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bruno Fernandes vendimtar për Portugalinë, Leao ndëshkohet me të kuq ndaj Kilit

6 Qershor, 2026

Maran nuk gjen ende fitoren, Shqipëria mposhtet edhe nga Luksemburgu

6 Qershor, 2026

Zbulohet dokumenti: Rama përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

6 Qershor, 2026

SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

6 Qershor, 2026

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

6 Qershor, 2026

Vijojnë kërkimet për 35-vjeçarin, që u zhduk në mes të Tiranës

6 Qershor, 2026

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.