• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet e Sky ECC: Shqiptarët po na shkatërrojnë tregun

13 Maj, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar kokaine me lidhje të forta me organizatën mafioze ‘Ndrangheta, që vepronte kryesisht në zonën mes Milanos dhe Torinos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në qendër të hetimeve ndodhet trafikanti Giuseppe Grillo, i cili, pas disa goditjeve të rënda nga autoritetet, kërkoi mbështetje nga ndërmjetësi kriminal Bartolo Bruzzaniti për të siguruar furnizime të reja droge të fshehura në Itali.

Sipas dosjes hetimore, Grillo kishte pësuar humbje të mëdha pasi një ngarkesë prej 450 kilogramësh kokainë ishte sekuestruar në Kolumbi. Bisedat e zbuluara në platformën e koduar SKY ECC tregojnë shqetësimin e tij për mungesën e drogës dhe dëmet financiare që po godisnin rrjetin kriminal.

Lexo edhe:

Si ju ndihmon një filxhan çaji jeshil për të përballuar stresin

Mjergulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogarasë, bëni kujdes me makinë

Në përgjime, Grillo ankohej edhe për konkurrencën e fortë nga grupet shqiptare dhe klanet mafioze të zonave San Luca dhe Piana, të cilat sipas tij kishin marrë kontroll të konsiderueshëm të tregut të kokainës, duke ulur ndjeshëm çmimet.

Për të rikuperuar humbjet dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal, Grillo dhe Bruzzaniti arritën një marrëveshje për furnizimin me 25 kilogramë kokainë, me vlerë mbi 800 mijë euro. Hetuesit italianë dyshojnë se pagesat dhe shpërndarja e drogës organizoheshin përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Kalabri.

Sipas hetimeve, Grillo kishte lidhje edhe me figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës, mes tyre Rocco Morabito dhe Vincenzo Pasquino, të arrestuar në Brazil në maj të vitit 2021.

Bisedat e SKY ECC tregojnë gjithashtu tensionin brenda rrjeteve kriminale për shkak të sekuestrimeve të shumta dhe konkurrencës në tregun e narkotikëve. Në një prej mesazheve, Grillo shprehej se “shqiptarët dhe grupet e San Luca-s po shkatërronin tregun”, duke iu referuar uljes së çmimeve dhe qarkullimit të sasive të mëdha të drogës.

Hetuesit italianë kanë rindërtuar edhe mënyrën e pagesave dhe dorëzimit të kokainës, që sipas tyre kryheshin përmes takimeve të organizuara në zona të ndryshme të Kalabrisë, ku emisarët e grupeve kriminale shkëmbenin para dhe drogë.

Një pjesë e sasisë së kokainës, sipas dosjes hetimore, ishte destinuar edhe për Domenico Papalia, bashkëpunëtor i afërt i Grillo-s, i cili dyshohet se do të merrte mbi 17 kilogramë drogë nga furnizimi i siguruar përmes Bruzzanitit.

Nga Kategoria

Lajme

Si ju ndihmon një filxhan çaji jeshil për të përballuar stresin

15 Nëntor, 2026
Aktualitet

Mjergulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogarasë, bëni kujdes me makinë

15 Nëntor, 2026
Aktualitet

Protestuan në Tiranë! Policia arreston 3 qytetarë, dy të tjerë marrin gjoba nga 5 milion lekë

15 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lum

15 Nëntor, 2026

Makeup-i i vjeshtës 2026, rikthehen buzët në ngjyrë vere dhe sytë smoky

15 Nëntor, 2026

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

15 Nëntor, 2026

Si ju ndihmon një filxhan çaji jeshil për të përballuar stresin

15 Nëntor, 2026

Mjergulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogarasë, bëni kujdes me makinë

15 Nëntor, 2026

Cher: Dal me djem më të rinj sepse burrat në moshën time kanë vdekur të gjithë

15 Nëntor, 2026

Protestuan në Tiranë! Policia arreston 3 qytetarë, dy të tjerë marrin gjoba nga 5 milion lekë

15 Nëntor, 2026

“Hijet  e Natës”, gjenden dhe sekuestrohen 3 makina të vjedhura në qarkun e Fierit, 1 person në pranga, 2 në kërkim

15 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.