Një situatë e pazakontë ka ndodhur në sfidën Teuta-Tirana, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit shqiptar.
Vetëm pak minuta pasi kishte nisur ndeshja, energjia elektrike është ndërprerë në stadium, duke detyruar arbitrin të ndalojë përkohësisht lojën.
Në momentin kur stadiumi mbeti në errësirë, tifogrupi “Djemtë e Detit” i erdhi në “ndihmë” situatës, duke ndezur flakadanë në tribuna.
Për disa momente, ishin pikërisht flakadanët e tifozëve ata që sollën “dritën” në stadium.
Ndërkohë, lojtarët presin rikthimin e energjisë elektrike, në mënyrë që ndeshja të rinisë normalisht. Një tjetër episod i veçantë në futbollin shqiptar, këtë herë në një nga ndeshjet e javës së dytë të kampionatit.











