Një nga momentet më të diskutueshme të miqësores mes Anglisë dhe Uruguait ishte ndërhyrja shumë e ashpër e Ronald Araujos ndaj Phil Foden, që shkaktoi reagime të forta si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Sfida përfundoi në barazim 1-1, por incidenti me mbrojtësin e Barcelonës mori vëmendjen kryesore.
Gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë, kur Foden tentoi të kalonte në krah dhe u ndal me një ndërhyrje të rrezikshme nga Araujo. Stoli i Anglisë reagoi menjëherë, ndërsa trajneri Thomas Tuchel shpërtheu në zemërim, duke kërkuar ndëshkim të menjëhershëm për mbrojtësin uruguaian.
Pavarësisht ashpërsisë së ndërhyrjes dhe shqetësimit të madh te kampi anglez, arbitri nuk i tregoi as karton të verdhë lojtarit të Uruguait. Foden nuk arriti ta vazhdonte ndeshjen dhe u zëvendësua më pas nga mesfushori i Chelseat, Cole Palmer.
Sa i përket rezultatit, Anglia kaloi në avantazh me Ben White në minutën e 81-të, por Uruguai barazoi në kohën shtesë me Federico Valverde nga pika e penalltisë, duke vulosur shifrat 1-1 në Wembley.











