• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mourinho i jep lamtumirën Benficas: Lidhja jonë do të zgjasë përgjithmonë

10 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

José Mourinho i ka dhënë lamtumirën Benficas, pasi rikthimi i tij te Real Madrid tashmë është bërë realitet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Klubi portugez konfirmoi të martën se Real Madrid do të paguajë klauzolën prej 15 milionë eurosh për trajnerin 63-vjeçar, ndërsa pak minuta më vonë Benfica zyrtarizoi edhe pasuesin e tij, Marco Silva.

Mourinho reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin, drejtuesit, stafin dhe lojtarët për eksperiencën e tij në Lisbonë.

Lexo edhe:

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

Pse Salah zgjodhi Trabzonsporin? Arsyet pas transferimit të bujshëm

“Falënderoj presidentin Rui Costa për mundësinë që më dha për të punuar te Benfica. Të përfaqësoja këtë klub ishte një nder dhe një privilegj”, shkroi Mourinho.

Trajneri portugez vlerësoi gjithashtu stafin e tij, duke theksuar se profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësitë e tyre kanë qenë shembullore gjatë gjithë sezonit. Ai nuk harroi as lojtarët, të cilëve u përcolli falënderimet dhe urimet për sukses në karrierë.

“Largohem me bindjen se kemi krijuar më shumë se një moment, kemi krijuar një lidhje që do të zgjasë përgjithmonë: lojtari im një ditë, lojtari im përgjithmonë”, përfundoi Mourinho.

Mourinho u rikthye te Benfica në shtator, duke zëvendësuar Bruno Lage. Ai e mbylli sezonin pa humbje në kampionatin portugez, por në vendin e tretë dhe pa arritur të fitonte trofe.

Kjo ishte aventura e tij e dytë te klubi i Lisbonës, aty ku kishte nisur karrierën si trajner në vitin 2000. Megjithatë, eksperienca e parë kishte zgjatur vetëm 11 ndeshje për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e asaj kohe.

Tani Mourinho nis etapën e dytë te Real Madrid, klub që e drejtoi më parë nga viti 2010 deri në vitin 2013. Gjatë asaj periudhe, ai fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Rikthimi i tij në Madrid ishte përfolur prej javësh gjatë fushatës zgjedhore të Florentino Pérez, ndërsa tani gjithçka është zyrtare. Mourinho do të zëvendësojë Álvaro Arbeloa dhe do të marrë përsipër një mision të madh: të rikthejë Real Madrid te trofetë pas dy viteve pa tituj.

Portugezi mbetet një nga bastet më të mëdha të Florentino Pérez, ashtu si në vitin 2010, kur u soll në Madrid për të rivalizuar Barcelonën e Guardiolës. Këtë herë, sfida e tij do të jetë të rindërtojë një skuadër të trazuar dhe ta rikthejë klubin madrilen në majë.

Tags: BenficaJosé MourinhoReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

6 Gusht, 2026
Sporti

Pse Salah zgjodhi Trabzonsporin? Arsyet pas transferimit të bujshëm

6 Gusht, 2026
Sporti

Mancini zyrtarizon stafin e Italisë, Bonucci pjesë e ekipit teknik

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

6 Gusht, 2026

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

6 Gusht, 2026

Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

6 Gusht, 2026

Parlamenti iranian shqyrton projektligj për ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite në Ngushticën e Hormuzit

6 Gusht, 2026

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.