• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Përplasen motoskafët në Greqi: 15 viktima dhe dy policë grekë të plagosur

4 Shkurt, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Motoskafët përplasen në Greqi: 15 viktima dhe dy policë grekë të plagosur
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së martës në ishullin grek të Xiosit, ku një përplasje mes një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe një motoskafi të trafikantëve nga Turqia përfundoi me 15 viktima dhe 26 të plagosur, mes tyre edhe dy efektivë të policisë greke.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas autoriteteve greke, motoskafi i trafikantëve, në të cilin ndodheshin të paktën 35 emigrantë klandestinë, ishte në proces shkarkimi pranë bregut grek kur u pikas nga Roja Bregdetare. Trafikantëve iu dhanë sinjale për të ndaluar, por ata, sipas versionit zyrtar, nuk iu bindën urdhrave.

Rreth 200–300 metra larg bregut, dy motoskafët — secili i pajisur me nga dy motorë me fuqi 300 kuaj fuqi — u përplasën me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, 14 emigrantë humbën jetën në vend. Një grua tjetër, e transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërroi jetë më vonë, duke e çuar numrin total të viktimave në 15.

Lexo edhe:

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur nga tërmetet shkatërruese

Protestuesit e arrestuar dalin sot para togave të zeza, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Ndërkohë, 26 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan për trajtim mjekësor, disa prej tyre në gjendje kritike. Mes të plagosurve ndodhen edhe dy oficerë të policisë greke.

Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se motoskafi i Rojës Bregdetare iu afrua me shpejtësi të madhe mjetit të trafikantëve, çka dyshohet se shkaktoi plagosje të rënda. Dëshmi të tjera flasin për dëgjimin e të shtënave me armë automatike, megjithatë mbetet e paqartë nëse trafikantët ishin të armatosur dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri me forcat greke.

Prokuroria ka mbërritur në vendngjarje dhe ka urdhëruar sekuestrimin e mjeteve të përfshira për qëllime hetimore. Nga ana e saj, Roja Bregdetare Greke ka publikuar vetëm pamje të anijes së vet, pa dhënë detaje mbi motoskafin e trafikantëve.

Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar, ku Greqia është përballur edhe më herët me akuza ndërkombëtare për përdorimin e metodave të ashpra në menaxhimin e fluksit të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në territorin e saj.

Nga Kategoria

Bota

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur nga tërmetet shkatërruese

5 Korrik, 2026
Kryesore

Protestuesit e arrestuar dalin sot para togave të zeza, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit dhe shpërndan turmën pas mesnate

5 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur nga tërmetet shkatërruese

5 Korrik, 2026

Protestuesit e arrestuar dalin sot para togave të zeza, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit dhe shpërndan turmën pas mesnate

5 Korrik, 2026

Tubimi para komisariatit numër 3, protestuesit thyejnë xhamat e godinës. Policia i shpërndan me ujë

5 Korrik, 2026

Maroku ka princin e tij, Ounahi shkëlqen dhe dërgon “Luanët e Atlasit” në çerekfinale

4 Korrik, 2026

Tragjike/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

4 Korrik, 2026

“Sali Berisha më vendosi emrin”, protestuesja nga Kanadaja mesazh kreut të PD: Unë u rrita në tokë të huaj, kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë

4 Korrik, 2026
Forest baths, restoration of strength and psyche, an adult woman walks along forest path among ferns

Shkenca: Tre ditë në pyll mund të rrisin me gati 80% aktivitetin e qelizave që luftojnë kancerin

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.