• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët, ja nga sa përfitojnë kategoritë përkatëse

20 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmjen e djeshme Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Kështu, qeveria ka përcaktuar bonusin e paralajmëruar të pranverës për pensionistët në vend, duke zbuluar sasinë që do të shpërndahet dhe se si ndahen kategoritë e përfituesve.Bëhet me dije se bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se një fond prej 2.2 miliardë lekësh do të shpërndahet në formën e shpërblimeve për kategoritë sociale më vulnerabël. Bonus prej 15,000 lekësh do të përfitojnë familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:

New York i jep fund traditës 150- vjeçare të karrocave me kuaj në Central Park

Luan Rama përze nga studio Sara Milen: Çohu nga karrigja dhe dil jashtë tani

Deklarata për shtyp e Ministrit të Financave – Akti normativ për Buxhetin 2024

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.

Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

Do të shpërndajmë 2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .
Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.

Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.

Nga Kategoria

Bota

New York i jep fund traditës 150- vjeçare të karrocave me kuaj në Central Park

23 Tetor, 2026
Aktualitet

Luan Rama përze nga studio Sara Milen: Çohu nga karrigja dhe dil jashtë tani

23 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli pret t’i komunikohet akuza

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

New York i jep fund traditës 150- vjeçare të karrocave me kuaj në Central Park

23 Tetor, 2026

El Clásico si kurrë më parë, 38 kamera për të mos humbur asnjë detaj

23 Tetor, 2026

Juve apo United? Conte thyen heshtjen: “Nuk ka negociata të avancuara, do të vlerësoj si dhe kur të rikthehem”

23 Tetor, 2026

PSG lëviz pas dëmtimit të Kvaratskhelias, në skenë del Julián Álvarez

23 Tetor, 2026

Luan Rama përze nga studio Sara Milen: Çohu nga karrigja dhe dil jashtë tani

23 Tetor, 2026
Screenshot

Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli pret t’i komunikohet akuza

23 Tetor, 2026

Protestuesit s’pranojnë dialog, Rama: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

23 Tetor, 2026

Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

23 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.