Ministri gjerman i Transportit, Patrick Schnieder, i ka kërkuar kancelarit Friedrich Merz ta shkarkojë nga detyra, duke thënë se po merr përgjegjësinë për zhvillimet e ditëve të fundit dhe se dëshiron t’i japë fund një situate që e cilësoi “të padenjë”, e cila, sipas tij, e ka bërë të pamundur punën normale.
Kërkesa vjen pas ditësh pasigurie dhe kritikash për mënyrën se si qeveria e Merz po menaxhon ndryshimet në kabinet, ndërsa në Union po diskutohet tashmë edhe emri i pasuesit të tij.











