Një zjarr ka rënë në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë përfshirë një prej ambienteve të pallatit në pjesën e tarracës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.
Pritet që të bëhet evakuimi i banorëve, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.











