• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Me 200 km/orë për të dërguar 50 mln € drogë, si u zbulua banda shqiptare në Spanjë! Sekuestrohet 2.7 kg kokainë

18 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e cila vepronte kryesisht në Costa del Sol dhe përdorte Katalonjën si një nga bazat e saj logjistike për magazinimin e sasive të mëdha të kokainës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni ka çuar në 15 arrestime dhe në sekuestrimin e më shumë se 2.7 tonë kokainë, ndërsa autoritetet kanë konfiskuar gjithashtu rreth 800 gramë tusi, dy armë zjarri dhe 29 automjete të nivelit të lartë.

Artikulli i plotë

Lexo edhe:

Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

Edi Rama mbledh te “Vila e Kuqe” ministrat dhe drejtuesit politik, nesër do të niset drejt Amerikës (AXHENDA)

Ishte një vilë luksoze në Sant Just Desvern, me pishinë, sallë lojërash dhe çdo lloj komoditeti. Brenda, megjithatë, ishte praktikisht bosh: pa divane, pa karrige, pa tavolina dhe pa krevate. Kush jetonte aty? Askush.

E kishte marrë me qira për disa ditë një person me origjinë shqiptare – në të vërtetë, të dhënat e tij ishin përdorur si person fasadë. Kur agjentët e Policisë Kombëtare hynë brenda, kontrolluan dhomë pas dhome, të habitur që nuk gjetën as edhe një mobilie, por më në fund, në garazh, gjetën atë që po kërkonin: 1.351 kilogramë kokainë të pastër.

Shtëpa e ndodhur në një kompleks rezidencial në Sant Just, ishte një “guardería” – një vend për të fshehur drogën – që një klan shqiptar me lidhje familjare e kishte marrë me qira për të ruajtur kokainën përpara se të vazhdonte ta transportonte me rrugë drejt Evropës.

Delegati i qeverisë spanjolle në Katalonjë, Carlos Prieto, ka deklaruar në një konferencë për shtyp nga Zona Franca se policia i ka dhënë fund një grupi “me shumë burime dhe shumë kapacitet logjistik”.

Në fakt, ata ishin transportuesit e drogës: e merrnin atë në jug të Spanjës dhe e çonin deri në veri të shtetit. Por nuk e bënin me kamionë, por me makina luksoze, si një Audi RS8, të ngarkuara plot me pako kokaine, të cilat madje dukeshin nga dritaret, dhe duke lëvizur me 200 kilometra në orë, për orë të tëra. Brenda një dite arrinin të përshkonin 2.000 kilometra.

Në fakt, njëri prej agjentëve që i vëzhgoi nga afër kujton se si policët i çonin makinat e tyre në limit për të mundur t’u ndiqnin ritmin. Përveç kësaj, ata merrnin shumë masa paraprake dhe e transportonin drogën të shoqëruar nga katër ose pesë automjete të tjera që kryenin mbikëqyrje; disa më përpara dhe të tjerat më pas, duke kontrolluar gjatë gjithë kohës nëse kishte polici.

Po radarët? I kalonin pa frenuar dhe i fotografonin, por nuk u interesonte, sepse makinat shpesh ishin në emër të personave të tjerë fasadë, në disa raste persona me origjinë shqiptare që ndodheshin në situatë cenueshmërie sociale.

Për më tepër, kishin kompani automobilistike që u shërbenin për të pastruar paratë, por edhe për të pasur makina që nuk ishin të regjistruara dhe kontrata qiraje të falsifikuara.

Disiplinë ushtarake

Policia Kombëtare siguron se ky klan, i vendosur në Costa del Sol dhe që jetonte në vila luksoze me pamje nga bregdeti i Marbella-s, kishte një disiplinë “pothuajse ushtarake”. Omertà, kodi i heshtjes, ishte e detyrueshme. Ata nuk u besonin komunikimeve elektronike dhe drejtuesit e grupit arrinin të udhëtonin me makinë nga Marbella në Barcelona vetëm për një takim fizik prej pesë minutash.

Për të gjitha këto arsye, sipas policisë, ka qenë kaq e vështirë t’i kapnin, veçanërisht duke pasur parasysh se duket se vepronin që nga viti 2016 dhe se emrat e tyre përsëriteshin në hetime të ndryshme policore.

Tani policia spanjolle siguron se e ka shkatërruar plotësisht grupin, pasi ka kryer 15 arrestime. Nga personat e arrestuar, 12 janë dërguar në paraburgim. Gjatë operacionit janë sekuestruar më shumë se 2.700 kilogramë kokainë në Sant Just Desvern dhe Málaga, si dhe 800 gramë tusi, dy armë zjarri të shkurtra dhe 29 automjete të nivelit të lartë.

Gjithashtu janë ngrirë kripto-asete, produkte financiare dhe pasuri të paluajtshme.

Gjithçka nisi vitin e kaluar, kur një njoftim nga autoritetet kolumbiane paralajmëroi policinë spanjolle për një ngarkesë kokainë që po drejtohej drejt shtetit.

Grupi i çmontuar nuk ishte përgjegjës as për marrjen e kokainës dhe as për shitjen e saj: vetëm e transportonte atë, dhe Katalonja ishte një zonë kyçe për ta “ftohur” — kështu quhet ndalimi në një “guardería” dhe pritja për disa orë përpara se të vazhdohet udhëtimi.

“Asgjë nuk është jashtë mundësive të policisë”

Ky operacion u bë publik një konferencë për shtyp nga ambientet e Policisë Kombëtare në portin e Barcelonës, me të gjitha pakot e kokainës, disa prej tyre pak të hapura, me pluhurin e bardhë që dukej me sy të lirë, duke rrethuar drejtuesit e policisë dhe politikanët që morën pjesë.

Në total, ata rrethoheshin nga rreth 50 milionë euro drogë, me disa pako që mbanin të shënuar emrin “Vacheron Constantin”. Bëhet fjalë për një markë zvicerane orësh dhe është e zakonshme që prodhuesit e kokainës t’u vendosin ngarkesave emra markash luksoze, madje edhe emra personash të famshëm, si strategji tregtare.

“Në Katalonjë nuk ka asgjë jashtë mundësive të policisë”, ka thënë delegati Prieto, i shoqëruar nga drejtuesi i Njësisë Qendrore të Krimit të Organizuar (Udyco), Antonio Jesús Martínez Duarte, dhe shefi i grupit të reagimit special për krimin e organizuar (Greco) Costa del Sol, Luis Amaro Villabona.

Megjithëse hetimi nuk i ka lidhur ata me kokainën që hyn në portin e Barcelonës, burime policore theksojnë se ata ishin shumë të njohur në qarqet kriminale dhe ishin transportues “të besueshëm”, dhe kjo bën që të mos mund të përjashtohet që ata të kenë punuar gjithashtu për klanet e vendosura në vend./ARA

Nga Kategoria

Aktualitet

Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

18 Shtator, 2026
Kryesore

Edi Rama mbledh te “Vila e Kuqe” ministrat dhe drejtuesit politik, nesër do të niset drejt Amerikës (AXHENDA)

18 Shtator, 2026
Kryesore

“Ka marrë zero lek, zero lek do të marrë”, Rama i kthehet opozitës për Becchettin: Nuk keni lënë plehrë pa e kthyer në hero

18 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Me 200 km/orë për të dërguar 50 mln € drogë, si u zbulua banda shqiptare në Spanjë! Sekuestrohet 2.7 kg kokainë

18 Shtator, 2026

Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

18 Shtator, 2026

Edi Rama mbledh te “Vila e Kuqe” ministrat dhe drejtuesit politik, nesër do të niset drejt Amerikës (AXHENDA)

18 Shtator, 2026

“Ka marrë zero lek, zero lek do të marrë”, Rama i kthehet opozitës për Becchettin: Nuk keni lënë plehrë pa e kthyer në hero

18 Shtator, 2026
Kushtet e paqëndrueshme dhe vranësirat e rastit, parashikimi i motit për këtë të dielë.

Mëngjeset dhe darkat freskohen ndjeshëm, mesdita mbetet e nxehtë, sa do jenë temperaturat sot

18 Shtator, 2026

SHBA i mohon vizën presidentit palestinez, nuk do të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e OKB-së

17 Shtator, 2026

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

17 Shtator, 2026

Makina përplaset me murin, 3 shqiptarë humbin jetën në Athinë

17 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.