Kylian Mbappé ka folur hapur për ambiciet e tij për Topin e Artë, duke pranuar se e konsideron veten një nga kandidatët kryesorë. Francezi theksoi se njerëzit e ndalojnë edhe në rrugë për t’i folur rreth çmimit individual.
“Kam bërë shumë histori këtë verë në kompeticionin më të rëndësishëm në sport. Mendoj se është një vit i mirë për ta fituar Topin e Artë, por ende ka kohë dhe njerëzit janë të lirë të votojnë kë mendojnë se është më i miri në botë”, deklaroi Mbappé.
Sulmuesi i Real Madridit reagoi edhe ndaj kritikave për kontributin e tij në fazën mbrojtëse. Kur u pyet nëse ai dhe Vinicius duhet të ndihmojnë më shumë në presing, Mbappé ndërhyri: “Vetëm unë dhe Vinicius?”. Ai shtoi se është i gatshëm të përmirësohet, por nuk dëshiron krahasime me Dembélé apo Raphinha, pasi sipas tij secili lojtar ka karakteristika të ndryshme.
Mbappé vlerësoi gjithashtu José Mourinhon, duke e përshkruar si një trajner që “di si të fitojë” dhe si të bashkojë një grup rreth një objektivi të përbashkët. Në prag të sfidës ndaj Interit në Champions League, francezi theksoi se synimi kryesor mbetet të fitojë trofe me Real Madridin.











